• |
ide | kryesore

BE: Hyn në fuqi plani i emergjencës për gazin

-Instant, Lajme, Planet



Pasi plani i emergjencës së gazit u publikua të hënën e kësaj jave në Fletoren Zyrtare të BE-së ai hyri në fuqi një ditë më pas. Rregullorja parashikon që të gjitha vendet e BE-së do të ulin vullnetarisht konsumin e gazit me 15 përqind nga fillimi i gushtit deri në mars të vitit të ardhshëm, krahasuar me konsumin mesatar të pesë viteve të fundit.

Se si 27 vendet anëtare të BE-së do të ulin këto shpenzime, varet nga vetë vendet, sepse zbatimi është kompetencë e tyre. Plani i emergjencës fillimisht vlen për një vit. Si pasojë e luftës në Ukrainë, Rusia ka reduktuar në mënyrë drastike furnizimet me gaz në BE.

Rregullorja e BE-së parashikon përjashtime të shumta për vendet si Spanja apo Italia, si dhe “sektorë kritikë të ekonomisë” si industria ushqimore. Sipas shifrave të Komisionit të BE-së, në këtë periudhë duhet të kursehen gjithsej 45 miliardë metra kub gaz. Gjermania duhet të kursejë më së shumti, me rreth 10 miliardë metra kub për të arritur objektivin prej 15 përqind, raporton DW.



2 Comments

  1. Dhe te imagjinosh qe gjithe ky dem ekonomik, sakrifica te shumta , viktima te pafajshme ukrainase,rrezikim per lufte boterore(ne fillim kur i merrnin seriozisht kercenimet ruse per perdorim te armeve berthamore), dhe mos te clirohet Krimea, ky do ishte absurd. Keshtu qe smbaron kjo lufte pa u cliru Krimea, ky rajon super strategjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *