• |
ide | kryesore

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburantëve: Rritet me 5 lekë nafta

-Instant, Lajme, Të fundit



Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Në vendimin e Bordit vihet re një rritje e çmimit të naftës edhe të benzinës. Kështu, nafta që ishte 216 lekë bëhet 221 lekë, benzina që ishte 200 lekë- bëhet 202 lekë, gazi nuk ka ndryshuar.

Vendimi i Bordit 

Vendimet e Bordit të Transparencës të datës 11 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran të datës 10.08.2022, ku benzina u rrit me + 23$/ton dhe Gazoili u rrit me + 45 $/ton nga data 08.08.2022. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 11 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.



7 Comments

  1. Ca transparence eshte kur nuk thuhet se si u arrit tek ai cmim?! Bord vendosje dhe njoftimi cmimi jane. Patronazhistet kane ndonje gje per te thene?! Si i kane orientuar te komentojne ne kete rast?!

    1. nuk ka nevoje per patronazhiste fare pasi bordi i plehrave i ka komentet e gatshme qe nisen sapo dikush i IT-se te jape komanden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *