Një denoncim i pazakontë për një të kërkuar të drejtësisë, i cili iu ka shpëtuar disa operacioneve për kapjen e tij.
“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur ne kërkim nga Prokuroria e posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje (të martën) rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Dua të theksoj se që prej kohës që nipi Ervisi është shpallur në kërkim nuk kam pasur asnjë kontakt me të drejtpërdrejt apo ne telefon, por vetëm nëpërmjet personave të afërm. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë. Ne kemi pritur deri ditën e sotme që mos kemi ndonjë kontakt me nipin Ervisin, por nuk kemi arritur të kontaktojmë dhe nuk kemi asnjë lloj informacioni për vendndodhjen edhe gjendjen e tij.
Sot në drekë (e mërkurë) rreth orës 12:00, të shqetësuar lidhur me gjendjen e nipit Ervisit, kam njoftuar punonjësin e policisë së komisariatit Kurbin P. T. për sa thashë me sipër”, thuhet në kallëzimin e xhaxhait të Ervis Martinaj.
Na plasi kkkkk
Jane lojra keto per ta shpallur te humbur, e me pas te vdelur qe mos jete me ne kerkim. Ne kete rast shteti fle, por hasmi jo.
Kjo duhet te jete.
Hajd per hajer ishalla…
burgosjen e Sali Berishës e shikoj gjënë më të thjeshtë; por edhe gjënë më shpëtimtare për Berishën. Mendoni vetëm gjendjen e këtij njeriu e fenomeni: Është telendisur, ka dalë lakuriq siç ishte: brutal, i pa mençur, arrogant, i shkrehur, i ngrehur si mburravec, shan majtas e djathtas, hedh në gjyq Amerikën, fiton kundër Amerikës, merr levat e pushton zyrat… Lëre, lëre! Po të ishte burgosur që në fillim, do të ishte minimumi i të keqes; si zotëri në qeli. Por me sa kuptoj, ditën kur të vijë ora e gjykimit, ky do të jetë ‘për gjynah’. Në këtë gjendje që shihet, burgu për Berishën do të ishte ‘lule’. Kështu u ndodhi edhe Saddam Hussein e Millosheviç.Policia duhet te kontrolloje vilen e shkelzenit ne vicidol sepse atje e mban zeni,po u kap Vis martinaj dhe zeni i shkon pas
ik pi ilacet kari