• |
ide | kryesore

Ish balerini i kundërpërgjigjet Britney, poston video të saj duke i bërtitur djemve

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, postoi një seri videosh të vjetra që shfaqnin këngëtaren duke debatuar me dy djemtë e tyre.

Kevin i cili ka qenë i martuar me krijuesen e hitit “Toxic” nga viti 2004 deri në 2007, ndau tre video në Instagram të enjten, të cilat tregonin Spears duke qortuar djemtë e saj, Sean dhe Jayden.

“Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Sado që na dhemb, vendosëm si familje t’i postonim këto video”, ka shkruar Federline krahas klipit, duke thënë se djemtë e tyre ishin 11 dhe 12 vjeç në kohën kur u realizuan videot.

“Kjo nuk është as më e keqja,” vazhdoi ai. “Gënjeshtrat duhet të ndalen. Shpresoj që fëmijët tanë të rriten njerëz të mirë pas gjithë gjërave që kanë kaluar.”

Në videon e parë, Spears duket se nuk është në dijeni se po filmohet nga një prej djemve të saj teksa hynnë dhomën e tyre të gjumit.

“Kjo është shtëpia ime”, u thotë ajo në klip. “Nëse dua të hyj këtu dhe të të jap locion për fytyrën tënde sepse është e thTë … më mirë të fillosh të më respektosh, a jemi të qartë?”

“Të gjithë duhet të filloni të më trajtoni si një grua me vlerë,” vazhdoi artistja, duke shtuar, “Unë jam një grua, mirë, tregohuni mirë me mua, a e kuptoni?”

Klipi i dytë, gjithashtu i marrë në dukje pa dijeninë e këngëtares, tregon Spears që bërtiste: “Ke lajthitur? E ke humbur mendjen ” ndërsa ajo ishte ulur në sediljen e pasagjerit të makinës.

Këngëtarja dukej e mërzitur me djalin e saj Sean pasi ai ishte futur brenda një dyqani pa këpucë. Si ndëshkim, ajo i tha se po i hiqte telefonin.

“Jam e tronditur dhe nuk di çfarë të bëj,” dyshohet se thotë Britney . “Dhe unë kam frikë nga ty sepse je i çuditshëm dhe po kalon pubertetin. Dhe nuk di çfarë të them. Por më intereson më shumë se sa mendon ti .”

Vendimi i Federlinepër të ndarë videot në internet shkaktoi zemërim u shpreh një burim i afërt për ‘Page Six’.”Kjo është e tmerrshme, Kevin është i neveritshëm. “/Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *