• |
ide | kryesore

Arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat raportojnë se është arrestuar në Berat ish-shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode.

Ai pritet të transferohet në Tiranë, ku do të vuajë edhe dënimin me 12 vite burg pas dënimit që Gjykata e Posaçme dha për të në prill të këtij viti.

Bode akuzohej si i përfshirë me grupin e trafikantëve te droges të Moisi Habilajt, ende ne arrati. Ai është shfaqur edhe në një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.

Në dhjetor 2021 u vetëdorëzua në polici edhe ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila i cili u dënua me 8 vite burg.

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 3 vite e 4 muaj burg edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

I njëti dënim u dha edhe për ish-ministrin e Brendshme, Saimir Tahiri©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *