• |
ide | kryesore

Margaret Qualley dhe FKA Twigs përfshihen në debat verbal, shkak aktori i njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja  Margaret Qualley dhe artistja FKA Twigs janë përfshirë në një debat të ashpër verbal në hotelin Bel Air.

Sipas Page Six , arsyeja e debatit ishte mosmbështetja e aktores në padinë e Twigs kundër ish partnerit të tyre, Shia La Beouf.

Këngëtarja paditi aktorin e “Transformers” për sulm seksual dhe shqetësim emocional gjatë marrëdhënies së tyre, e cila zgjati nga vera e vitit 2018 deri në pranverën e 2019. (LaBeouf ka pranuar se ishte abuzues me ata që e rrethonin , por mohoi pretendimet e saj specifike).

Kur ajo zbuloi akuzat tronditëse për herë të parë në një intervistë me revistën Elle në shtator 2021, Margaret Qualley – e cila gjithashtu u takua shkurtimisht me LaBeouf në fillim të vitit 2021 – postoi deklaratën e saj në mediat sociale me mbishkrimin “Faleminderit”.

Pas komentit, Twigs dhe Qualley shkëmbyen mesazhe dhe ajo shpresonte që aktorja do të pranonte të ishte dëshmitare në këtë çështje, e cila do të shkojë në gjyq në prill 2023.Por ,duket se u zhgënjye pasi Margaret nuk pranoi të jepte dëshminë e saj.

Për këtë arsye, disa burime kanë treguar se ato u konfrontuan para syve të të ftuarve të tjerë të hotelit dhe se i fejuari i Qualley, këngëtari i Bleachers, Jack Antonoff, doli në mbrojtje të saj dhe iu bashkua debatit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *