• |
ide | kryesore

Meta: Porti i ri i Durrësit, aferë në mungesë të transparencës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat e partisë në Durrës, ka sjellë në vëmendje atë që e quajti aferën me portin e ri. Sipas ish-Presidentit, këtij projekti i mungon transparenca dhe bie ndesh me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“E dini që kemi portin, aferën e portit që është një aferë që është kundërshtuar nga opinioni i gjerë për mungesë transparence dhe BE se bie në kundërshtim me Stabilizim Asociimit, që duhet të përmbushim që të ecim më tej.

Marrëveshja parashikon se të tilla marrëveshje duhet të bëhen nëpërmjet konkurrencës së lirë, këtu kemi të bëjmë me një aferë brutaliteti arrogancë nga i cili nuk fitojnë as qytetarët e Durrësit dhe as ekonomia.

Ne do ta ndjekim me vëmendje këtë proces. Nuk më pëlqen të flas pa letra e fakte. Të jeni të sigurt që vetëm aferën e inceneratorëve nuk keni parë gjë akoma, në krye të tij ndodhet Rama por edhe të shumë aferave të tjera.

Ndaj nuk mund të pranojmë që Durrësi i traditave dhe historisë e kulturës të keqtrajtohet kështu nga një bandë e të jetë nën presionin e të fortëve”, – deklaroi Meta. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Po sikur ai arabi i shiti aksionet e tija per 100 dillare , apo varja .
    Qe e gjitha eshte loje e piset dhe grabitje as qe dyshohet dhe qe perfituesi eshte palloshi dhe ne bythe e ka populli por sidoms durrsaket as qe diskutohet . Arabi apo sheiku , ku hyne ne kete mesele ? Apo si gjithmone per ti mbyll gojen popullit jane amerikanet , gjermanet , sheiket por ne te vertete jane politikanet tane te off shorit .
    Po jevgjitit te gjirokastres i ke dhene pjese o pallosh ? Se pastaj fillon e spiunon ai e te nxjerr zbulluar si tek inceneratoret .

    1. Nentoriiiiiiii
      Nentoriiiiiiiiiiiii
      Nentoriiiiiiiiiiiiiiiiii
      Nguliteni ne mendje Nentorin.
      Ju o trimat e saliut, dhe sipunet e ilirit.
      Mbajeni mend Nentorinnnnnn.
      Gjera te kobshme do ndodhin.
      Fiksojeni Nentorinnnnnn.
      Mos thoni qe nuk na e tha njeri.
      Nentoriiiiii
      Nentoriiiiiiiii
      Netoriiiiiiiiiiiiii

  2. ik ore plere Cepani se na cave karin me idiotizma Shume shpejt do shpallesh non grata si dordoleci i vucidolit

  3. Fjala vjen, ka vendosur që njerëzit t’i thonë që dukesh idiot kur kërcënon fizikisht me “thyerje në mes” kundërshtarin. Një fjalor ekstrem i lacave të lagjeve në vitet ‘80. Ilir Meta nuk është se nuk e di këtë. Ai ka arritur mjaftueshëm vëmendje negative pas kësaj.

    Në mëngjes poston një foto të Kabulit dhe thotë se është Tirana e mbuluar me tym. Natyrisht që dhe këtu tërheq qindra mijëra komente negative.

  4. Nga përmbajtja e këtij Akti, kuptohet qartë pse SHBA ka goditur figura politike me impakt rrezikshmërie në rajon. Në rastin e Shqipërisë, i tillë shihet Berisha, tashmë i shpallur “non grata”, por dhe ortaku i tij politik Meta, goditja ndaj të cilit po vjen me hapjen e një dosjeje që zbulon të kaluarën e tij kompromentuese si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

    Nuk është e vështirë të kuptohet se pas zhvillimeve të fundit në politikën shqiptare qëndron SHBA. Ashtu siç nuk është e vështirë të kuptohet se Uashingtoni nuk do lejojë riardhje në pushtet të dyshes Berisha-Meta, të cilët i sheh tashmë si të korruptuar dhe destabilizues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *