• |
ide | kryesore

Po peshkonte dhe u fut në lumë për tu larë, vijojnë kërkimet për 14-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar të mërkurën në Roskovec pasi një fëmijë 14 vjeç është zhdukur. 14-vjeçari ishte duke peshkuar në lumin Seman, por nuk është parë më. Kërkimet janë bërë nga banorët të cilët kanë vendosur edhe rrjeta në lumë. Ndërkohë në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale dhe kallami i peshkimit.

Banorë të zonës kanë njoftuar dje policinë e cila ka zbritur në terren për të kontrolluar, ndërsa fakti që gjithë sëndet e djalit janë në breg, kanë hedhur dyshime se ai edhe mund të jetë hedhur në lumë për tu larë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *