Policia e Beratit thotë se strukturat e saj, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Uznova”.
Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Uznovë”, u bë lokalizimi dhe kapja e shtetasit Sokol Bode, 43 vjeç, banues në Berat.
Për të Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Sipas policisë Sokol Bode është transportuar në Tiranë, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, për veprime të mëtejshme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. ©LAPSI.al