• |
ide | kryesore

Si qëndron e vërteta e mardhënies së Victoria Beckham dhe Nicola Peltz

-Instant, Paparazzi, Slider



Brooklyn Beckham pretendon se gjithçka është mirë pas lajmeve së vazhdueshme në media se midis nënës së tij, Victoria Beckham, dhe gruas së tij, Nicola Peltz, situata është e tensionuar. Brooklyn i ka mohuar thashethemet, duke u shprehur se të gjithë shkojnë mirë me njëri-tjetrin.

“Kam mësuar se gjithmonë do të përpiqen të shkruajnë gjëra të tilla,” tha 23-vjeçari për Variety në numrin e fundit të revistës. “Gjithmonë do të përpiqen t’i poshtërojnë njerëzit. Por të gjithë shkojnë mirë, gjë që është e mirë.”

Nicola Peltz gjithashtu u përpoq të mohonte çdo dramë me vjehrrën e saj stiliste dhe theksoi se mendonte se zhurma në media filloi kur ajo nuk veshi një fustan të markës Victoria Beckham në ditën e saj të dasmës, duke zgjedhur Valentino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *