• |
ide | kryesore

Situata e zjarreve/ 14 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 4 prej tyre aktive

-Instant, Lajme, Të fundit



Situata e zjarreve në vendin tonë mbetet problematike. Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike të dhënat e reja lidhur me situatën e zjarreve në vend për 24 orët e fundit. Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Robert Hysenllari, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave janë shuar 10.

Bëhet me dije se janë shuar vatrat e zjarrit në lagjen Mehaj, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Dushkarak, bashkia Selenicë, në fshatin Lekaj, bashkia Rrogozhinë, në fshatin Progjni, bashkia Gjirokastër, në fshatin Blerimaj, bashkia Kavajë, në fshatin Molisht, bashkia Berat, në fshatin Pishë Poro, bashkia Fier, në fshatin Novosel, bashkia Vlorë, në fshatin Vilëz, bashkia Shkodër dhe në fshatin Shetaj, bashkia Durrës.

Ndërkohë, janë aktive 4 vatra zjarri në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, në fshatin Sojnik dhe Tunjë, bashkia Gramsh, dhe në fshatin Niçë, bashkia Pogradec, për të cilin po punohet nga shërbimi zjarrfikës për shuarjen përfundimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *