• |
ide | kryesore

Aksi Qukës-Qafë Pllocë/ Berisha: Mekanizëm vjedhjeje, nga 73 milionë euro shkoi 225 milionë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në konferencën e përjavshme me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth aksit rrugor Qukës-Qafë Pllocë, i cili sipas tij ka kaluar ­çdo afat kohor. Berisha ka hedhur akuza se është krijuar një skemë për të vjedhur taksat e qytetarëve. Kryedemokrati u shpreh se ndërtimi i këtij aksi ka kaluar çdo pritshmëri pasi ky është mekanizmi i qeverisë, i krijuar me qëllim për të vjedhur paratë e taksapaguesve. Me ardhjen në pushtet të Ramës, sqaron kreu i PD-së, çmimi është trefishuar.

“Ndërtimi i rrugës Qukës- Qafë Plloçë ka tejkaluar çdo afat kohor të ndërtimit të rrugëve në historinë e vendit. 43 km rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh.  Rruga që duhet të përfundonte në 2014 vazhdon edhe në 2022 dhe shanse nuk ka të përfundojë as këtë vit. Nga 73 milion euro që ishte fondi me të cilin u prokurua, deri sot, janë shpenzuar për ndërtimin e saj 225 milion euro. Një rrugë që kalon në një territor jo të vështirë, të pjerrët por jo të vështirë, pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata, është trefishuar çmimi. Zhvillimi i fundit në këtë rrugë është ky. Në Trebinë lotët që ndërtoheshin në drejtim të njëri-tjetrit na dalin me një disnivel 17 metër.

Kjo ndodh vetëm me qëllim sepse nuk mund të ndodhë për faj të kompanive. Rruga nuk projektohet nga kompanitë që e ndërtojnë, por kompanitë e projektimit. Projekti shqyrtohet në çdo detaj. Ky është një disnivel i krijuar me qëllim që të plaçkiten taksapaguesit shqiptarë. 10 ditë më parë Edi Rama njoftoi se janë marrë 50 milion euro të tjera borxh për vazhdimin e kësaj rruge. Këto janë mekanizma për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë”, tha Berisha.



13 Comments

  1. Thuaji të gjitha doktor, ti flet me fakte që i ka provuar koha. Le të të urrejnë të kuqtë, e vërteta i përvëlon sytë atyre.

    1. Berisha ja treguar se për pushtetin e tij, për interesat korruptive të familjes së tij, është vrasës i pashpirt. Vrau në 2 prill 1991, vrau në Gërdec, vrau në 21 janar, vrau atdhetarë të shquar si Remzi Hoxhën, prokurorin Xhevat Hana, Dritan Priftin, Trebickën, Olldashin e dhjetëra të tjerë. Për rrjedhojë nuk ka sesi të “kursej” Ilir Metën”

    1. Un nuk di te vjedh jam i ndershem.
      Ai, ai vjedh shume dhe eshte shume i korruptuar.
      Pra ai eshte i keq. Un jam engjell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *