• |
ide | kryesore

Atentat ndaj autorit të “Vargjeve satanike” Selman Rushdie

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shkrimtari Salman Rushdie u sulmua në një event në Chautauqua, New York nga një burrë që hyri në skenë dhe e goditi me thikë në qafë, tha policia.

Rushdie u dërgua me helikopter në spital, sipas Policisë së Shtetit të Nju Jorkut, e cila tha se gjendja e tij nuk dihet për momentin.

Incidenti ndodhi rreth orës 11:00 (në SHBA), kur një burrë vrapoi në skenë dhe sulmoi Rushdie dhe intervistuesin, Henry Reese, i cili pësoi një dëmtim të lehtë në kokë. Një efektiv i policisë së shtetit të Nju Jorkut e dërgoi menjëherë në paraburgim atentatorin.

Rushdie do të bisedonte me Reese për një seri leksionesh verore në Institutin Chautauqua, i cili tërheq disa nga autorët, politikanët dhe shkencëtarët më të shquar të botës për të folur me mijëra të ftuar.

Policia nuk ka dhënë informacione për atentatorin e dyshuar, përfshirë motivin e mundshëm të sulmit. Por Rushdie është përballur me kërcënime me vdekje prej dekadash, pas botimit të librit “Vargjet Satanike” në vitin 1988 . Libri – një roman kompleks që përdor realizmin magjik dhe fillon me një aeroplan të rrëmbyer që shpërthen mbi Kanalin Anglez – bën referenca të diskutueshme për Muhamedin, Islamin dhe Kuranin.

Pas botimit, Ajatollah Ruhollah Khomeini i Iranit lëshoi një thirrje, ose fetva, për ekzekutimin e autorit britanik, duke thënë se trajtimi i Islamit dhe Muhamedit në roman ishte blasfemi.

Për vite më pas, Rushdie u detyrua të lëvizë me roje dhe ta mbante të fshehtë vendndodhjen e tij. “Vargjet Satanike” u ndaluan në disa vende dhe provokuan protesta në mbarë botën. Dyqanet e librave dhe njerëzit e lidhur me botimin e librit në mbarë botën, u sulmuan. Përkthyesi i saj japonez u vra në vitin 1991.

Në vitin 1998, presidenti i atëhershëm i Iranit, Mohammad Khatami, i konsideruar si reformator, dukej se e distanconte qeverinë nga fetvaja kundër Rushdie, duke thënë se ajo ishte “plotësisht e përfunduar”. Por në Iran, ajatollahu është udhëheqësi suprem dhe ka fjalën e fundit në shumicën e çështjeve të vendit, duke përfshirë dekretin fetar. Deri në vitin 2005, pasardhësi i Khomeinit, Ali Khamenei, tha se fetvaja ishte ende e vlefshme dhe në vitin 2016, mediat shtetërore shtuan 600,000 dollarë shtesë në shpërblimin për kokën e Rushdie, duke e çuar atë në mbi 3 milionë dollarë.

Por vitet e fundit, Rushdie, i cili u transferua në Nju Jork në fillim të viteve 2000 dhe u bë shtetas amerikan në vitin 2016, është shfaqur pa truproje të dukshme, përfshirë edhe në ngjarje masive letrare, si Festivali Kombëtar i Librit në Uashington.

Sulmi i së premtes ndaj Rushdie, i cili është bërë flamurtari i kauzës së lirisë letrare të shprehjes, habiti avokatët dhe organizatat e lirisë së fjalës. “Ne nuk mund të mendojmë për asnjë incident të krahasueshëm të një sulmi të dhunshëm publik ndaj një shkrimtari letrar në tokën amerikane” tha në një deklaratë CEO e PEN America, Suzanne Nossel.

Carl LeVan, një profesor në Universitetin Amerikan, ishte mes audiencës me motrën e tij. Ai tha se e pa sulmuesin që e godiste me thikë Rushdie “në mënyrë të përsëritur, me vendosmëri” dhe pa edhe shkrimtarin kur ra në dysheme. Rojet e sigurisë vrapuan në skenë, ndërsa të ftuarit në amfiteatër bërtisnin dhe filluan të bënin foto. LeVan tha se disa nga të pranishmit hipën gjithashtu në skenë në përpjekje për të ndihmuar. Dëshmitarë të tjerë panë gjak në skenë.

Më pak se një orë pas ngjarjes, LeVan tha se ai ende po dridhej fizikisht pasi ishte dëshmitar i asaj që ai e quajti “një akt i tmerrshëm intolerance”.

Disa persona nga audienca thanë se nuk kishte kontrolle sigurie përpara se të hynin në amfiteatër.

Të pranishmëve iu tha që të evakuonin vendin pas sulmit. Sam Peters, 19 vjeç, e pa të gjithë incidentin nga niveli i sipërm i amfiteatrit. Pas ngjarjes, ai tha se atmosfera ishte ajo e mosbesimit mes të pranishmëve. Disa prej tyre ishin në lot.

Peters, i cili viziton festivalin Chautauqua çdo vit, nuk ishte i njohur me punën e Rushdie, por kishte dëgjuar për kërcënimet me vdekje që mori autori. “Unë shkova në bisedë për të kuptuar pse njerëzit do të donin të vrisnin dikë për një shkrim” tha ai. “Nuk e di pse ai nuk ishte i mbrojtur më mirë.”

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul (D) vlerësoi reagimin e shpejtë të autoriteteve ndaj asaj që ajo e quajti një “ngjarje të tmerrshme”. Ajo tha se mendimet e saj ishin me familjen dhe të dashurit e Rushdie./Përshtati Lapsi.al



19 Comments

  1. Ku Ka islamike dhe islame nuke Ka jet të lire dhe të bukure ky ështe ralitet për fate të keq thotë:

    Kjo ështe fetyra e vertet e islamit. Dhune, vrasje dhe terrore. Ketyre u dhembe e vertet dhe nuke e pranone të verteten Kure Muslimanve ju thua të vertet se çfare ideologjje praktikone ather këta të vrasin se pse të verteten ta debatoshe ose ta kundershtoshe ështe shume e veshtire. Të gjith njerzit që kane dy pale mend në koke edhe ate që kane përardhje muslimane thone që Muhameti Ka qëne një pedofile që Ka pasur një të dashture ose (grua) veq 9 vjeçe. Dhe Ka pasur shume femra që i Ka zhvytzue ose perdore si skllever për sex dhe kaqe Ku Ka islamike dhe islame nuke Ka jet të lire dhe të bukure

    1. po sa loqe qe je, mire inorant, mire shterpe, mire gruja qe te ka lene, mire qe mezi mbarove nje shkolle, po u rrite e u dugje e ngele prape kokloqe .. Po di te lexosh dhe te shkruash te pakten mgjths cope cope dhe pa tru

    2. Ça thu o psikopat ?
      Genje e blasfemo o pusht se pas qafe e ke .
      Islami eshte fe e paqes o plehre e bij gjirizash

    3. Si lejoni qe kokbosh te tille te fusin ndasi fetare ? Nje fenomen i tille ne gazetat e majta dhe sidomos Tema dhe Dita , lejohen e u botohen shkrime te tilla qe perveçse jane shpifje por fusin nje lufte ndervllazerore midis shqiptaresh . OK , luftes ndaj disa ekstremisteve islamik qe ju ka marre koka ere por ky ortodoks ka dale hashiqare dhe eshte shume me i rrezikshem se ai islamik .
      Bashkejetesen nderfetare , nje cilesi qe edhe bota na e njeh , mos lejoni qe disa element antishqiptare (sidomos ata grek ) te na e perdhosin . e sigurt qe nuk kane per tja dale por edhe qe te livadhisin keshtu kaq lire dhe ti fryne nje zjarri qe nuk ekziston , nuk duhen lejuar kategorikisht . Ekstremizmi ortodoks po behet shume shqetesues . Te gjithe ju antishqiptar qe mendoni se do tja dilini e keni te kote . Shqiptaret jane vellezer te nje gjaku e te nje gjuhe dhe asnje fe nuk i ndane dot .
      Rrofshin shqiptare kudo qofshin , pa dallim feje krahine e ideje .
      Poshte bashibozuket pseudofetar

      1. Me ne fund nje koment te hajrit. Ku paske qene o njeri i mire. Vetem se po, ky eshte ortodoks, ama ortodoks grek, jo shqiptar. Kur as kaq pak nuk arrijme ta dallojme, kot qe flasim.

    1. Paske qene grek, prandaj na quaje cecen dje, mor pederast grek. Ai bythqiri AC DC/Andreas do jesh. Njerez te pabese

    2. Të gjitha fetë kan problemet e veta, ne si njerëz e shqiptarë duhet të nderojm vetëm një Zot, pa futur fetë në mes. Është gabim i madh të thuhet “feja e shqiptarit është Shqiptaria”! Feja e shqiptarit duhet të jetë besimi në një Zot të vetëm, asgjë tjetër, përndryshe kalojmë një formë tjetër pagane të besimit, atë të adhurimit të një kombësie.

      Mjafton të lexosh, të kuptosh dhe të zbatosh 10 urdhëresat që Zoti i dha Moisiut në shkretëtirë dhe mësohesh vet ngadalë të bësh një jetë të moralshme. Një moral i bazuar në vet mekanizmin etik që ekziston brenda njeriut dhe që e drejton atë, si dhe rregullat morale që vijnë nga Zoti vetë nëpërmjet profetëve të Tij që jan dërguar ndër shekuj.

      Duke pasur parasysh rrethanat në të cilat ka kaluar bota, ato (fetë) kanë pasur të mirat e veta në disiplinimin e popujve, por bazuar në gënjeshtrat që janë shkruar në të gjitha librat fetarë, ato kane sjellë shum ndasi në popuj dhe “ligje” të paarsyeshme, të gabuara dhe diktatoriale.

      Të gjitha fetë me teoritë e tyre jan fajtore për ngatërresat që egzistojn sot në botë! Të gjitha!!

  2. E sinkronizuar dhe me fjalorin e dhunshëm të Ilir Metës, me kërcënimet për thyerje në mes dhe plumb ballit, që ai përmend përditë si i forti i lagjes, e gjithë tipologjia e opozitës Berisha- Meta ngjan me një grup njerëzish të frustruar nga pafuqia e tyre, që ëndërrojnë të përmbysin kundërshtarët me dhunë, por që këtë gjë duhet ta bëjë dikush tjetër në emër të tyre.

    1. Gazetari Artur Zheji është përballur me një suprizë të pakëndshme në qytetin bregdetar të Sarandës.

      Qesen e mbeturinave që e kishte lënë te dera e pallatit e ka gjetur mbi automjetin e tij.

      Për shkak se nuk i ka dërguar në vendin e duhur, në koshat që janë caktuar nga pushteti vendor, mbeturinat kanë përfunduar mbi “Range Rover”-in e tij, ashtu siç shihet në foton e mëposhtme

  3. Është një e drejtë njerëzore që cilido të shfaqë mendimin e tij edhe nese mendimi i tij nuk është realist apo nuk i pëlqen shumë njerëzve.
    Publikimi i mendimit, qoftë edhe i gabuar, nuk mund të quhet kurrë krim.
    Mendimi i gabuar, me argumenta e me qetësi edhe mund të korigjohet e të ndryshojë , por jeta e marë me dhunë nuk kthehet

    Krim antinjerëzor e i dënueshëm penalisht në një sistem shtetëror demokratik, është të dhunosh apo të vrasësh ate që mendon ndryshe nga ty.
    Nëse tjetri ka mendime të kundërta me ty, qofshin edhe të marrëzishme, a je i aftë që me llogjikë, argumenta e fakte tja ndryshosh mendimin ?

    Lindja e religjioneve fetare , e kishte zanafillën në evolucionin e moralit njerëzor.
    Të gjitha fetë e librat e shenjtë të tyre, predikojnë paqën, solidaritetin njerëzor, e dënojnë dhunën e vrasjen.
    Profetët e religjioneve fetare, janë personazhe reale të kohës së tyre, e në të njejtën kohë me vlera të mëdha intelektuale e morale për kohëm kur kanë jetuar.
    Kushtëzuar nga njohuritë e cekta për gjithësinë të para dy mijë vitesh, në predikimet fetare, mund të ketë edhe të pa vërteta , e fantazi, por për kohën e tyre e në vijim, në historinë e njerëzimit këto predikime kanë luajtur e vazhdojnë të luajnë një rol shumë të madh pozitiv në luftën kundër krimit e dhunës.

    Përse ndërkaq në historinë e njerëzimit janë bërë luftëra me krime e me viktima milionëshe jo vetëm midis religjoneve të ndryshme por edhe midis racave e shteteve të ndryshme ?
    Nuk janë predikimet humane fetare ato që kanë krijuar dhunën e krimin, por individë politikë me prirje kriminale që për të pasur pushtet e para mbi gjithë të tjerët, kanë shfrytëzuar e kanë nxitur armiqësitë fetare e racore , e nacionalizmin shovinist të përzjerrë me ndarje fetare për të fituar pushtet të pakufizuar., apo edhe për të robëruar edhe popujt e tjerë.

  4. Po të shikosh në qarqet e këtij grupi, edhe këto ditë, por edhe në të shkuarën flitet për “nxjerrje me forcë nga zyrat”, “rrahje”, “marrje të sfurqeve dhe kosoreve”, levave dhe qysqive, të cilat bashkë me “dashin” që rrëzon porta u përdorën edhe më 8 janar në selinë e PD-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *