Snoop Dogg dhe Dr. Dre kanë vendosur të bashkëpunojnë sërish pas 30 vitesh.
Gjatë premierë së filmit,’Day Shift’, Snoop Dog konfirmoi lajmin por vendosi të mos jepte asnjë detaj rreth projektit.
“Ne po punojmë diçka të vogël,” tha Snoop. “Nuk dua të flas shumë për këtë, por jemi rikthyer sërish bashkë”.
“Kanë kaluar 30 vjet që kur kemi punuar për një këngë, dhe po bëjmë diçka, po punojmë për diçka”, shtoi ai .
Snoop ka punuar në shumë projekte kohët e fundit, duke përfshirë dhe pjesëmarrjen në filmin ‘Day Shift’ me Jamie Foxx. Në film, Foxx luan një baba të pafat, i cili siguron jetesën e tij duke gjuajtur dhe vrarë vampirët. Snoop luan si shfarosësin tjetër të vampirëve Big John Elliott.
“Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë,”u shpreh reperi për aktorin. “Pra, është shumë fat për ne ,që jemi në këtë pjesë të karrierës sonë, tpunojmë së bashku dhe shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit.”
Dyshja ndanë gjithashtu një moment të veçantë në tapet, përpara kamerave të ET, kur Snoop i dhuroi Foxx një dhuratë të vogël shumë të veçantë – një nga zinxhirët e rrallë dhe ikonik të Death Row Record./Lapsi.al