• |
ide | kryesore

Kishte mbjellë tokën me kanabis, pranga kultivuesit në Seman

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka zbuluar një parcelë me kanabis dhe vuri në pranga kultivuesin e dyshuar të bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Semani” u bë i mundur arrestimi i 28-vjeçarit K.M. i cili shtetas dyshohet se ka kultivuar në tokën në pronësi të tij, në fshatin Daullas, në anë të lumit Seman, bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *