• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i Britanisë: Do të ketë të tjerë “non grata”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Britania e Madhe do të sjellë një valë të dytë shpalljesh ‘non grata’ politikanësh, biznesmenësh dhe të gjithë ata që minojnë sundimin e ligjit në Shqipëri. Deklarata u bë nga ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith, i cili në një intervistë për TCH tha se shpalljet ‘non grata’ do të vijnë deri në fund të vitit.

Diplomati i lartë u shpreh se veprime të ngjashme do të ndërmerren, por emrat tha ai nuk bëhen publik për disa arsye ligjore.

“Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pa-ndëshkueshmërisë”, tha ndër të tjera ambasadori.

Më 22 korrik, ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi vetë se është shpallur non grata nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike theksoi se ky lajm i është bërë e ditur përmes një letre Home Secretary, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.

PJESE NGA INTERVISTA

Ish presidenti dhe kryeministri Sali Berisha pranoi publikisht më 22 Korrik se atij i ishte ndaluar hyrja në Angli. Sa është numri shqiptarëve të shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar?

Alastair King-Smith: Ju e keni parë artikullin e Sir Stuart Peache të dërguarit special të kryeministrit për Ballkanin Perëndimor disa javë më parë ku u njoftua vala e parë e personave që u ndalohet hyrja nga Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria. Vala e parë përfshinte disa persona të një profili të lartë nga Shqipëria me lidhje korruptive dhe në kriminalitet të cilët nuk janë të mirëseardhur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ne do të vijojmë të ndërmarrim veprime të ngjashme në lidhje me këtë. Ne nuk i publikojmë emrat për disa arsye ligjore. Ndjesë që nuk mundem të flas për numrin e tyre apo emrat e këtyre individëve. Është në dorë të individëve të vetë-deklarohen. Kjo nuk është për një individ. Kjo është për ti dhënë fund pa-ndëshkueshmërisë, vendosjen përpara përgjegjësisë dhe ndaluar ata me lidhje kriminale përfshi korruptive të cilët ndjehen se nuk i gjen asnjë pasojë.

Mund të na thoni nëse do të ketë një valë të dytë personash ‘non grata’ për të hyrë në Angli?

Alastair King-Smith: Kërkohet kohë për të arritur disa standarde e më pas mbërritur në vendimmarrje. Këto lloj ndalesash ndërmerren nga Sekretarja e Punëve të Brendshme ndërsa sanksionet anti-korrupsion nga Sekretari punëve të Jashtme dhe më gjerësisht për ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nga prokurorë të pavarur. Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pa-ndëshkueshmërisë.



15 Comments

  1. Kam pershtypjen qe behet fjale per Ilir Meten. Pra keta po behen pjese e lojes per ti mbyllur gojen opozites nepermjet “non gratave”, nderkohe qe skandalet dhe vjedhjet e pushtetit nuk i shohin dhe i mbeshtesin me heshtjen e tyre.. Po Sarkozy qe eshte denuar ne France per korrupsion perse nuk e shpallni non grata o rrace bastardesh apo Albanistan hesapi dhe bei si tju doje trapi

    1. Berisha sot la të kuptohet se ka edhe një pengesë tjetër. Pengesë që nuk vendoset prej tij, po prej Edi Ramës: pastërtia e kandidatëve.Filloje lepirja nga salihu o shpellkare

  2. Po princi i Britanis qe mori 1 miljon paund nga Binladeni dhe Tony Bler 8 milion eura nga Rama a do shpllen no grata.

  3. Zgjedhja e Kryeministrit te ri ne Britani do te na tregoje si do ece ky projekti i non gratave ne Britanine e Madhe.

    Per shqiptaret nuk ka rendesi se kujt i jepet vize per Londer, por qe parate e krimit te organizuar dhe politikaneve te lidhur me te, te cilat jane ne bankat angleze e ne parajsat fiskale ne disa vende te Europes, te kthehen ne Shqiperi.

    Te tjerat jane presion e shantazh.

  4. mos i merrni seriozisht lojrat e ambasadave. Nuk kan asnje impakt politiko ekonomik.Nese nuk mban qendrim km apo presidenti i nje vendi duke ber sanksione, esht kot.Eshte sikur te nxirrnim Putinin non grata ambasadat e shteteve EU e USA. ca vlere do kishte????

  5. Nuk e kuptoj keta Ingliset jan mire apo u ka ngel llagaria akoma ke Kim Fildi hahaha sa qesharak qe jan bere.
    Nese nje person nuk ka aplikuar per nje vize ne Ambasaden tuaj cdo te thot kjo qe ju ti publikoni emrin.
    Kur ai te kerkoj qe te paiset me nje vize per ne shtetin tuaj ateher ju e refuzoni dhe bejeni pubike mos paisjen me vize nga shteti qe ju perfaqsoni si nje person i koruptuar apo si kriminel me fal sepse kriminelet nuk kan nevoj per viza se ata kan jahte dhe cartera dhe vin e ikin kur te duan.

  6. Fillun talibanet e mullah Omarit.
    I ka ble Rama… bejne lojen e opozites…. nuk kane asnje efekt…. ata jane te korruptum per vete…

    Vetem sekretari PPSH dhe ai sigurimsi shtangist jane qelibar.

  7. Non grata ose refuzim dhenie vize, sa shqiptareve u refuzohen aplikimet per vize ne dite, disa qindra, po ne nje jave, muaj, vit, vite sa qindra mijera aplikime jane refuzuar o Stuart Pjeshka (Peache), jeni bere qesharake ne peshtiresi, KAQ!

  8. Ore, kini kujdes se mos ngaterroheni dhe nxirrni non-grata mbretereshen, ngaqe ka llogari off-shore per te shmangur taksat e shtetit qe drejton!

    1. Po floririn shqiptar pse nuk e beni non grata? Nxirreni nga bankat e mbretereshes dhe lereni ku e moret.
      Shoke kurva angleze te shaqe shatrit.

  9. une mendoj se gjendja e Shqiperise eshte pasqyre e lengates e degradimit te demokracise se Perendimit dhe institucioneve te tij qe tek ne reflektohen ne menyre vulgare. Europa dhe Amerika e kane lejuar me vetedije renien e demokracise dhe vete Shqiperise. Jetojme demokracine e lobuar, dhe kjo nuk pyet per parime e vlera. Raporti i OSBE-ODIHR duhej te ishte kembane alarmi per Perendimin. Perkundrazi, ata nxituan te njohin zgjedhjet pa u mbyllur procesi. Ne kete realitet te hidhur, nuk ka opozite, edhe sikur te ishte krejt e shendetshme, qe te perballoje parane e piste me te cilen lobohet ne nivelet e larta te kancelarive per te mbajtur pushtetin. Gjeopolitika rajonale kerkon nje Shqiperi te rrenuar, te zbrazur per te dobesuar edhe Kosoven. Per kete kane zgjedhur pushtetin dhe kryeministrin aktual. Shqiperia eshte e braktisur, demokracia e saj e tradhetuar. E gjitha nen monitorimin dhe vetedijen e perendimit. Nuk ka ndodhur ndonjehere qe opozita e nje vendi te gjendet prej 9 vitesh nen goditjet e sinkronizuara te pushtetit narkoman dhe perfaqesuesve nderkombetare. Kjo ngjan me 1946 kur vendi yne u braktis nga perendimi dhe u zhyt ne “banje gjaku”, sic e cilesonte perfaqesuesi diplomatik amerikan ne ate kohe

  10. Deri dje i kane mbeshtetur, rrahur shpatullat si burra shteti etj etj. Nje dite te bukur keta u zgjuan nga “gjumi” dhe thane: ketu ka te korruptuar, kriminele etj.
    Dy pyetje:
    1. Keta te korruptuar kush i mbeshteti per 30 vite rresht ??
    2. Keta u bene te korruptuar per nje vit ??
    Emrat duhet patjeter te behen publike, ndryshe per shqiptaret qe “ju doni ti ndihmoni siç keni bere keto 30 vite'” lista e non gratave nuk ka asnje vlere ne thelb !
    Mosberja publike do te sherbeje per shantazh, per perfitime financiare nga ana e britanikeve etj.
    Shqiptatet i njohin mire te korruptuarit fhe kriminelet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *