• |
ide | kryesore

Po tentonte të arratisej në Greqi, kapet në mesnatë autori i vrasjes së Luan Hushit

-Instant, Lajme, Të fundit



Klodian Keqi, autor i dyshuar i vrasjes së 55-vjeçarit Luan Hushi në Fushë-Krujë është arrestuar nga policia. Ai është kapur në tentativë për të kaluar kufirin me Greqinë. Pas arrestimit ai pritet të dërgohet në paraburgimin e Durrësit, ku atje do dalë përpara gjykatës për tu njohur edhe me akuzën e ngritur nga prokuroria. Ngjarja e rëndë ndodhi mengjesin e 10 gushtit, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet se u bë një konflik banal për prerjen e druve në pyll.

Klodian Keqi, rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi sëbashku më vëllanë e tij kanë tentuar të vrasin një person, Mustafa Dacin. Shkak është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur familja Keqi dhe Daci më parë për çështje pronësie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *