• |
ide | kryesore

SPAK shpall moskompetencë për dosjen “e të bardhës”, delegon çështjen te Prokuroria e Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit

SPAK ka shpallur mos kompetencë për dosjen e kokainës së kompanisë ‘Alba exotic Fruits’, duke e deleguar atë në Prokurorinë e Durrësit. Kësaj kompanie i janë kapur 6 herë drogë në Portin e Durrësit. SPAK ka shpallur moskopetencë për këtë çështje me argumentin se nuk janë gjendur prova për akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Hetimet janë zhvilluar nga prokurorja Doloreza Musabelli që ka shpallur mos kompetencën më datë 29 korrik.


Për këtë çështje pas hekurave vijojnë të qëndrojnë vetëm vëllezërit Bajron Gumeni dhe Eduard Dauti me akuzën e trafikimi të lëndëve narkotike. Ndërsa paraditen e së premtes Gjykata e Apelit të Posaçëm i la sërish në burg edhe pse ata kërkuan masë me të lehtë sigurie dhe në të njëjtën kohë transferimin në paraburgimin e Durrësit.



8 Comments

  1. Shpallja e “moskompetences” nga SPAK – u per trajtimin e dosjes se droges qe sillet nga Amerika Latine per kompanine Alba Exotic Frut dhe kapur 6 here ne portin e Durresit, duke ia kaluar ate Prokurorise se Durresit tregon pafuqine e friken per tu perballur me krimin e organizuar.

    Ndersa nivelet e larta te Drejtesise nuk marrin persiper te ndeshkojne kete trafik qe ka shqetesuar shume vende perendimore, gati cdo dite policia njofton arrestime per kultivues te vegjel te kanabisit, kryesisht ne fshatra.

    Ky realitet deshmon fuqine e Mafias ne Shqiperi, ndersa nuk jep shprese se ka vendosmeri e mbeshtetje politike per ta luftuar ate.

  2. Hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Te qifsha aspakun
    Ketu nuk duhet vrare nja e as dy por 99 nga 100 drejtues(grabitqare) te ketij vendi

  3. sa here duhet ti kapin kamionet me droge qe te quhet grup i strukturuar kriminal meqenese po te kapen 6 here nuk quhet?

  4. E pastaj prokuroria e Durrës ja rikthen Aspakut pas nja 2 vjetësh e loja e kungulleshkes do vazhdojë sa të harrohet ky muhabet.E si do hetojnë ata këto grupe kur e dinë që janë të lidhur me qeverinë?

  5. Deri ne Durres mbarojne edhe afatet e ndjekjes penale… besoj per shperdorim detyre ka mbet… sepse trafiku nderkombetar behet nga UFO 👽… nuk jane ne juridiksionin Shqiptar… pffffffffffffffffffffffffffffff turpi i radhes…🤗

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.