• |
ide | kryesore

Zjarret në vend, 25 vatra në 24 orët e fundit

Arkiva



Në 24 orët e fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, nga këto vatra vetëm 3 mbeten aktive. Kështu mësohet se janë shuar vatrat në:

  • në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh;
  • në vendin e quajtur Pajalli, dhe fshatin Dragot, bashkia Belsh;
  • në fshatin Topojan, bashkia Cërrik;
  • në fshatin Niçë, bashkia Pogradec;
  • në lagjen Kala, bashkia Berat;
  • në fshatin Dorëz, bashkia Tepelenë;
  • në fshatin Dedaj, bashkia Pukë;
  • në fshatin Aliaj, bashkia Malësi e Madhe;
  • në vendin e quajtur Krrab, bashkia Fushë Arrëz;
  • në fshatin Vukatanë, bashkia Shkodër;
  • në fshatin Vrion, bashkia Finiq;
  • në fshatin Tragjas, bashkia Vlorë;
  • në fshatrat Gjerbës dhe Selitë, bashkia Mallakastër;
  • në fshatrat Agonas dhe Rrakull, bashkia Kavajë;
  • në fshatin Kodër Babrru, bashkia Kamëz;
  • në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos;
  • në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë;
  • në zonën e ish Kënetës, bashkia Durrës;
  • në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër është riaktivizuar sërish ditën e djeshme, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës.

Në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, intesiteti i të cilit ka rënë ditën e sotme, janë angazhuar ditën e sotme forcat e shërbimit zjarrfikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *