• |
ide | kryesore

11 të vdekur, ky është autori i masakrës në Malin e Zi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediet malazeze kanë publikuar foton e Vuk Boriloviq, 34-vjeçari i mori jetën 11 personave pas të shtënave me armë në Cetinje dhe plagosi 6 të tjerë.

Edhe 34-vjeçari mbeti i varë dhe sipas Prokurorisë ai u qëllua nga një qytetar, identiteti i të clit nuk u bë me dije.

Sipas mediave malazeze, sulmuesi fillimisht ka vrarë fqinjën dhe fëmijët e saj, të cilët ishin qiramarrës në ambientet e tij dhe më pas ka telefonuar bashkëshortin për t’i treguar çfarë kishte bërë.

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviq hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau 11-vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajović Martinovic e cila po qëndronte në dritare.

Pasi i vrau, ai thirri babanë e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i tha: “Unë vrava edhe familjen tënde dhe timen”, thonë bashkëbiseduesit e Vijesti nga Drejtoria e Policisë.

Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau shtatë persona të tjerë dhe plagosi gjashtë.

Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviqit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar, Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun, 32 vjeç. Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun, 56 vjeç, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Boriloviq vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviq, 37 vjeç, e më pas dajën e tij Goran Gjurishiq, 54 vjeç, dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra, 52 vjeç dhe Danijela Radunoviq, 51 vjeç.

Më pas Boriloviq, i armatosur me dy fishekë dhe një pushkë në dorë, u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij IJ dhe i tha atij të dilte jashtë.

Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë, Sllavica Zvicer, Filip Gjurkoviq, Mileva Ramadanoviq dhe Darinka Çelebiq , si dhe policin Ljubisha Maksimoviq , i cili po përpiqej ta neutralizonte.

Qendra Klinike e Malit të Zi bëri të ditur mbrëmë se tre nga të plagosurit janë operuar dhe janë vendosur në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Autoritetet nuk zbuluan detajet dhe motivet që e shtynë Boriloviqin të kryente aktin brutal.



6 Comments

  1. Ky krimineli nga mbiemri duket me origjine serbe (ska si te jete ndryshe). Te vjen keq te shohesh qe pothuajse gjysma e te vrave, ng ambiemri duket se dikur kane qene shqiptare (puro shqiptar jo si Abazoviqi), por te asimiluar, jo me deshire por nga serbet e asaj kohe, me thiken ne fyt. Natasha martinovic, nga fisi Martinaj.Edhe ky thjetri Goran Gjurishiq, nga fisi Gjurishi, apo Mileva Ramadanoviq. Dritan Toptan AbazoViqi qe megjithese u gatua si kryeminister i perkohshem, mund ta shtynte edhe 2-3 vite, por qe u mundua te shfrytezonte edhe ditet e javet, per te punu per interesat serbe, ne vend qe te merrej me ndergjegjesimin e te asimiluarve shqiptare

      1. Po pse te dogji ty qe mbron serbet o vic i lopes? Po shko ore jeto ne Serbi, na u hiq qafe, se po aq te keqinje sa serbet jane edhe keta si ti qe mbrojne serbet

  2. Shoqeri ne depresion total! Gjithe bota nuk eshte mire! Andej ne U.S hyn boti ne shkolle me AR-15 dhe u heq jeten kalamajve! Kendej nga Allemania, kercet automatiku. Jemi ne epoke leshi!

    Mbase 5G po jep efektet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *