• |
ide | kryesore

Ende mister fati i Ervis Martinajt, përgjime dhe kontrolle të njerëzve që kishin lidhje me të

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ervis



Misteri i humbjes së kontakteve të Ervis Martinajt me familjen e tij vazhdon. Grupi hetimor po heton pistën e rrëmbimit të personit për 40-vjeçarin Martinaj. Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se Prokuroria ka nisur përgjime e vëzhgime të personave që dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me Martinajn, ndërsa kontrolle po ushtrohen në të gjitha vendet ku mendohet se ishin baza të tij.

Edhe pse baza kryesore është zona e Fushë Kuqes, hetuesit kanë kthyer sytë drejt Vlorës, qytet ku mendohet se Martinaj kishte lidhje dhe njohje të forta, por nuk përmendin emra. Pistat e hetimit janë të hapura, nga njëra anë ka dyshime se ngjarja mund të jetë inskenuar nga vetë Martinaj për t’u shpëtuar kundërshtarëve dhe Policisë, pasi është në kërkim ndërkombëtar që prej majit në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”./ News 24



5 Comments

  1. Ky ne kerkim per vrasje, po e trajtojne si viktime. Njesoj si me ate Tao Cela. Eshte sofistikuar krimi i organizuar. Tani “median” e perdor hapur fare, se perpara dhe se benin aq.

  2. Na çatë karin me kete Martinaj..Thua se ky eshte ndonje person qe i ka dhene shume shoqerise. Vetem zullume.. ne cdo portal del ky.

  3. Eshte turp qe mediet dhe rrjetet sociale merren me nje bandit si Martinaj. Perralla se policia po punon nga veriu ne jug per te mesuar se cfare na e ka gjetur Martinajn eshte e shemtuar dhe budallalkek.

    Nese policia do te kerkonte keshtu, sigurisht do ta kishte arrestuar me kohë, madje kur i ditka edhe lidhjet e tij. Ndaj ky fakt e ben policine qesharake. Familja e shqetesuar ditet e fundit paska komunikuar rregullisht, por policia i duhet tani per te ruajtur djalin nga rivalet ne trafiqe.

    Sikur te punonte per te gjetur “pronaret” e inceneratoreve, Gugallen e Mertirin “ne” kerkim nderkombetar”, ndoshta policia jone do te dukej me serioze e do te bindete qytetaret se punon vertet per ta dhe ne interes te tyre.

    Por mesa shohim ne media keto dite, po kujtojme ate proverbin humoristik te priftit se “nuk jane pjekur bathët, ndaj jane larg Pashket”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *