• |
ide | kryesore

Fluks i lartë në pikat kufitare/ Brenda 24 orëve të fundit kanë hyrë 90 mijë persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit, në pikat kufitare të vendit ka pasur një fluks të lartë hyrjesh. Sipasshifrave të publikuara së fundmi nga policia, në të gjitha pikat kufitare në vend, kanë hyrë në total rreth 90 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Po ashtu rreth 23 400 automjete kanë hyrë në tokën shqiptare, duke bërë që policia rrugore të shtojë kontrollet për parandalimin e aksidenteve.

“Në Kakavije dhe në Kapshticë vijon fluksi në hyrje. Deri tani kanë hyrë mbi 23 000 shtetas dhe 7 000 automjete. Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata. Po në këtë kuadër, drejtuesit e Policisë Kufitare kanë marrë kontakt me homologët e tyre në doganën greke, për të shtuar sportelet, me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme. Policia greke ka shtuar sportelet dhe aktualisht po punohet me sportele të shtuara, në të dyja pikat e kalimit kufitar, shqiptare dhe atë greke, në Kakavije dhe në Kapshticë. Fluks ka patur dhe në pikat e tjera të kalimit kufitar.

Në aeroportin “Nënë Tereza” dhe në aeroportin e Kukësit kanë hyrë rreth 13 500 shtetas shqiptarë dhe të huaj; në Portin e Vlorës dhe të Durrësit kanë hyrë rreth 12 500 shtetas dhe 2 400 mjete; në Muriqan, në Hanin e Hotit, në Morinë, Bllatë dhe në Qafë Thanë kanë hyrë rreth 41 000 shtetas dhe 14 000 automjete.Gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga vendi ynë rreth 70 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe rreth 21 000 automjete. Gjatë procedurave në dalje nuk janë krijuar radhë dhe nuk është evidentuar asnjë problem.”, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *