• |
ide | kryesore

I vunë eksploziv kamionit të parkuar në Orikum, Policia: Vetëm dëme materiale

-Instant, Arkiva



Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Orikum të Vlorës, në një kamion të parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragjas, ndërsa mjeti ishte në pronësi të shtetasit me inciale A. C., 53 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2022, rreth orës 23:30, në fshatin Tragjas, Orikum, në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të shtetasit A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *