• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta Anne Heche

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi pësoi një aksident të tmerrshëm me makinë të premten e kaluar, aktorja Anne Heche ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.

Lajmet për drejtimin e pakujdesshëm të makinës në rrugët e Los Anxhelosit u pasuan nga një ortek informacionesh që në disa raste ishin kontradiktore. Fillimisht, imazhet e Heche nga aksidenti pasi ajo u shpall e vdekur, ofroi shpresë për të gjithë.
Edhe përfaqësuesit e saj thanë se ajo do bëhej mirë, por asnjë nga këto nuk ishte informacion i besueshëm. Gjërat morën një kthesë drastike në fillim të kësaj jave pasi përfaqësuesit e saj konfirmuan se ajo ishte në koma dhe në gjendje ekstreme kritike pas plagëve të pësuara në aksident. Megjithatë, deri në mbrëmjen e së enjtes së kaluar nuk e kishim idenë për shkallën e dëmit që ajo pësoi gjatë përplasjes.

Familja e Anne Heche konfirmoi lajmin e keq, aktorja pësoi një dëmtim të rëndë anoksik të trurit që praktikisht e la atë të paaftë për tu zgjuar. Ajo po mbahej në jetë derisa mjekët përcaktuan nëse organet e saj ishin funksionale për t’i dhuruar ato. Aktorja ka kërkuar që organet e saj të përdoren për pacientët që kanë nevojë për to.
“Fatkeqësisht, për shkak të aksidentit të saj, Anne pësoi një dëmtim të rëndë anoksik të trurit dhe mbetet në koma, në gjendje kritike”, tha një përfaqësues në një deklaratë në emër të Anne Heche dhe familjes së saj. Ajo nuk pritet të mbijetojë”, shkruhet në deklaratë
Deklarata vijon duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë për Heche, pas aksidentit tragjik automobilistik të 5 gushtit.
“Ne duam t’i falënderojmë të gjithë për urimet dhe lutjet e tyre për shërimin e Anne dhe falënderojmë stafin e përkushtuar dhe infermieret e mrekullueshme që u kujdesën për të në spitalin West Hills,” vazhdon deklarata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *