• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta Piero Angela

-Instant, Paparazzi, Slider



I lindur në Torino më 22 dhjetor 1928, Piero Angela u vlerësua gjerësisht në televizion pasi shpërndau dhe mbrojti njohuritë shkencore në librat e shumtë që botoi në karrierën e tij të gjatë.

Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter djali i tij Alberto, gjithashtu një fytyrë e njohur në televizionin italian, me mesazhin e thjeshtë “Buon viaggio papà”( “Udhë të mbarë babi”).

I konsideruar gjerësisht si David Attenborough i Italisë, Angela shkroi 33 libra, të cilët shitën tre milionë kopje dhe bëri më shumë se 60 dokumentarë dhe qindra episode televizive, duke fituar çmime të shumta.
Presidenti i Italisë Sergio Mattarella udhëhoqi homazhet për Angela-n, i cili nisi të punonte për televizionin shtetëror “RAI” në vitin 1952, fillimisht si korrespondent i huaj, më pas si prezantues i dokumentarëve të mirënjohur që fokusoheshin kryesisht në shkencë, kulturë dhe histori.

Mattarella e përshkroi Angela-n si “një intelektual, gazetar dhe shkrimtar të rafinuar që ka formësuar historinë e televizionit në Itali në një mënyrë të paharrueshme, duke sjellë audiencë gjithnjë e më të gjerë me botën e kulturës dhe shkencës, e duke promovuar përhapjen e saj në një mënyrë autoritative dhe tërheqëse”.
Presidenti shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjen e Angela-s dhe shprehu “dhimbjen e tij të madhe” për humbjen e “një italiani të madh, të cilit republika i është mirënjohëse”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *