• |
ide | kryesore

Rama nxjerr dokumentin e rezolutës për KiE: Rishikoni pretendimin për trafik organesh të Dick Marty

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
koston



Kryeministri Edi Rama ka publikuar dokumentin e rezolutës së dorëzuar në Këshillin e Europës kundër raportit të Dick Martyt për trafik të organeve në Shqipëri dhe Kosovë.

Rama konfirmoi se Shqipëria i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës të shkruara në raportin e Dick Marty-t.

Postimi i Ramës:

SHQIPËRIA i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës! Në dritën e zhvillimeve të kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse edhe falë angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë, raporti famëkeq i Dick Marty-t nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi.

Kuvendi i Shqipërisë ka përcjellë zyrtarisht në Këshillin e Evropës, rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022.

Rezoluta u është dërguar:

Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;
Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;
Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;
Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).

Shqipëria riafirmon vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë e për të mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën dhe e konsideron këtë nisëm shprehje kuptimplotë të këtij vullneti.



21 Comments

    1. Nuk e kuptoj perse ky lajm ka nevoje te ndyet nga komentet e bodrumit patronazhist te veliajt.. Na qelben pisa!

  1. per te ardhur keq si ka mundesi qe te merret ne konsierat ne raport i pa vertet dhe si nuk merren nasa nda serbis per kete luft

  2. Ska per tu shpall ndonjehere i vertet raporti i dikut se ka 10 vite ge eshte
    shkruar he asnje nga pikat nuk eshte vertetuar

    1. Rama kerkon lirimi e bashkepunetorit is e tij, Thaç tradhetarit, per te vene ne jete Ballkanin e Hapur. Me ballkanin e Hapur, shitet tek serbet jo vetem Kosova por edhe Shqiperia.

      Thaçi me shoke ka shperdorur emrin e UÇK-se. Ai nuk perfaqeson UCK por nje bande qe ia morri frymen Kosove. Thaçi eshte vertetuar se eshte me prejardhje serbe, nipi i nje prifti serb i cili u debua nga fshati i tij dhe erdhi Kosove ku mar dhe ndroi fene e u be mysliman.

  3. bravo zoti rama keto masa duhet te ishin marre qe me perpara qe raporti i dick martyt te rrezohej perfundimisht

    1. inceneritoret.inceneritoret.miliona eurot e shqiptareve ku perfunduan?burg per hajdutin rama e ahmetaj.burg per veliajn

    1. Per Thacin, se sa per te verteten e raportit te Martin as qe I plas. Ky e urren Kosoven e Shqiperine deri ne palce.

  4. Presim qe te rishikohet kjo rezolut sepse esht e papranueshme. Me vjen mire qe rama e mbeshtet kosoven ne kete ceshtje

  5. Ky derrrr antishqiptar për të larguar vëmendjen nga skandalet me insinatorët po paraqet nji dokument që të paraqitet sikur është në anën e Kosovës kurdihet botërisht se raporti i Dik Martinit është farsë e sërbëve pse se votoi rezollutën për genocidin në Kosovë ky anti shqiptari ky drogaxhi ky idiot ky shkatërues i rinisë shqiptare

  6. Pastro njollat e medha nga kostumet e pafund te tuat qe te besojne pak fare pak!Filloje duke u divorciar nga tutori juaj😤😤😤 thotë:

    Hahahaha Hipokrizia e rrafhes …Per te lare Mu…n me Shu..e
    Nje pyetje per Edi Ramen sa e don Shqiperine dhe Kosoven? I ke shitur si te ka dashur By …a jote per interesat e tua … E ke cuar me vjedhjet qe nuk ngopesh Shqiperine ne vendin me te varfer ne Rajon …Kaq per te thene sa e don ti vendin pastaj per Kosoven e dime…Po nejse kete here mire ke bere.

  7. O shqiptare o njerez po akoma nuk po e kuptoni lojen e ketij veremliu…. ? Po ky sa here eshte ne prag te plasjes se ndonje skandali te rende, ose kur eshte ne prag te ndonje grabitje gjigante nxjerr nga keto pacavure. Po pse more ju deshen 9 vjet qe ky ta kuptonte se dick marty ka bere ate raport dhe se e kane miratuar veremlijt e meparshem ????
    Ketij i duhet kerkuar llogari dhe i duhet treguar perfundimsht rruga e pensionit e me pas e burgut, perndryshe do marre ne qafe gjithe dynjane.
    Dhe qe do dalin tani te gjithe qelbesirat e rilindjes e nuk do lene gje pa thene, por nuk e kuptojne qe njesoj si gjithe dynjaja do vuajne edhe ata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *