• |
ide | kryesore

Shpërthimi me tritol në Orikum, çfarë thotë policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në një kamion në në fshatin Tragjas, Orikum mbrëmjen e kaluar (12 gusht 2022)

“Rreth orës 23:30, në fshatin Tragjas, Orikum, në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të shtetasit A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, njofton policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor. Vijonë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *