• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj shkrimtarit, Selman Ruzhdie rrezikon të humbasë njërin sy

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Policia e Nju Jorkut ka identifikuar autorin e sulmit ndaj shkrimtarit të njohur Salman Rushdie. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Hadi Mattar, banues në Neë Jersey, i cili u arrestua menjëherë pas krimit, sipas mediave të huaja.

Sipas raportit të policisë, sulmuesi qëlloi shkrimtarin ndërsa Rushdie po përgatitej të mbante një fjalim gjatë një seminari të Fondacionit Chotokwa, ndërsa goditi disa herë në qafë dhe bark shkrimtarin 75-vjeçar, i cili u rrëzua në tokë.

Sulmuesi u kap nga të pranishmit në sallë, ndërsa më pas policia e arrestoi. Ende nuk dihet motivi i sulmit, ndërsa policia e Nju Jorkut tha se nuk ka pasur të dhëna për kërcënime të mundshme para ngjarjes.

Salman Rushdie u transportua me helikopter në spital dhe iu nënshtrua një operacioni prej disa orësh. Aktualisht ai mbetet i intubuar dhe rrezikon të humbasë shikimin në njërin sy.



1 Comment

  1. E drejta e çdo kujt eshte deri aty ku (nuk) cenohet e drejta e tjetrit… nese din t’i ndajsh drejt keto, je ne te drejten tende por, nese te drejten tende e len pa kufi, duke e quajtur te drejten tende si nje te drejte e perkrahur (persa kohe shiten librat apo vijne njerez qe te degjojne, duke e ditur edhe sesi realizohen keto…), korigjo shenjestren… sepse dikush e pranon cenimin dhe dikush tjeter jo… reagimi ndaj cenimit eshte krejt e kuptueshme se nuk mund te jete proporcianal… nuk di kujt i sherbejne nxitjet per dhune te mundshme/ reagim te mundshem dhune, veçse nje dhunuesi me nxitjet e tija… paqe vellezer paqe se, vetem paqja sjell progres… lerini vargjet qe cenojne dike… edhe i vetem qofte… Kaq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *