• |
ide | kryesore

Aktorët shfaqen së bashku për herë të parë që nga shuplaka e Oscars

-Instant, Paparazzi, Slider



Will Smith dhe gruaja Jada Pinkett Smith janë parë së bashku në publik për herë të parë që nga incidenti në Oscars.

Në ndarjen e çmimeve të Akademisë në Mars, Chris Rock bëri një shaka për kokën e rruar të Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Si përgjigje, Smith doli në skenë dhe e goditi me shuplakë komedianin, duke bërtitur: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote e ndyrë”.

Tani, Jada dhe Will janë parë së bashku teksa kanë mbërritur në Nobu në Malibu për drekë.

Sipas fotografive të siguruara nga Mail Online, të dy partnerët duken të lumtur dhe të relaksuar.

Smith kishte veshur një bluzë blu, pantallona të ngjashme dhe një kapele bejsbolli, ndërsa Pinkett Smith, e cila e mbante dorën në kurrizin e burrit të saj ndërsa dilnin nga restoranti, ishte veshur me të zeza.

Paraqitja e tyre vjen disa javë pasi aktori postoi një video për shuplakën në YouTube.

Në video ai foli për vendimin e tij për të mos i kërkuar menjëherë falje Rock-ut atë natë teksa pranoi çmimin e tij për aktorin më të mirë për King Richard.

“Unë isha i turbullt,” shpjegoi Smith për momentet pas incidentit. “Është e gjitha e paqartë.”

Will shtoi se që atëherë ai ka kontaktuar me Rock, por “mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë”./Lapsi.al

will smith jada pinkett smith



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *