• |
ide | kryesore

Dalin shifrat/ Një grua humb jetën nga covid, nuk ndalen infektimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, ne 24 orët e fundit



Në 24 orët e fundit janë kryer 1173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 459 qytetarë, në këto bashki:
206 në Tiranë, 59 në Durrës, 37 në Fier, 23 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Kavzjë, Berat, 14 në Vlorë, 7 në Divjakë, nga 6 qytetarë në Krujë, Vorë, Himarë, Gjirokastër, Tepelenë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Bulqizë, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Dibër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Shijak, Roskovec, Kolonjë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Skrapar.

Janë 3,421 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe.

Janë shëruar 241 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,812 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 459
Të shëruar në 24 orë 241
Të shtruar në spitale 25
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1173

Testime totale 1,942,205
Raste pozitive 321,804
Raste të shëruara 314,812
Raste Aktive 3,421
Humbje jete 3,571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,268
Fier 540
Durrës 359
Vlorë 306
Gjirokastër 207
Berat 155
Korçë 131
Shkodër 129
Elbasan 128
Lezhë 122
Dibër 42
Kukës 34



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *