• |
ide | kryesore

Filmi i Taylor Swift nominohet për cmimin Oscar

-Instant, Paparazzi, Slider



Projekti i fundit i Swift-it All Too Well: The Short Film thuhet se është kualifikuar për t’u nominuar për çmimin Oscar në kategorinë më të mirë Live Action Short në ceremoninë e vitit të ardhshëm,

Projekti  u publikua në internet dhe në sheshin AMC Lincoln në Nju Jork më 12 nëntor. Fatkeqësisht për Swift, kjo datë e publikimit e bën filmin të papërshtatshëm për kategorinë Filmi më i Mirë i Çmimeve të Akademisë, pasi ato projekte duhet të jenë lëshuar jo më herët se data që vendos Akademia. Megjithatë,për filmin me metrazh të shkurtër më të mirëdatat janë nga 1 tetori 2021 deri më 30 shtator. 2021 duke mundësuar nominimin e artistes.

Taylor shkroi dhe drejtoi videon 13-minutëshe për të cilën u frymëzua nga versioni i ri , “All Too Well”, i cili shfaqet në albumin e saj të fundit të ripublikuar, Red (Versioni Taylor). Publikimi origjinal i këngës nga Swift ishte në vitin 2012 në albumin e saj Red.

Kënga flet për një ndarje që Swift u përball më shumë se një dekadë më parë, dhe me kalimin e viteve ajo është bërë një nga këngët e preferuara të fansave dhe një nga më të vlerësuara të fitueses së Grammy-t./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *