• |
ide | kryesore

I morën me dhunë 2 mijë euro 20-vjeçarit, arrestohen 3 të rinj në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se 3 shtetas kishin kanosur dhe dhunuar një shtetas dhe i kishin marrë atij, një shumë parash, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Në kuadër të operacionit “Postimi”, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

D. R., 23 vjeç, E. B.(S), 25 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar dhe kanosur me jetë shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Belsh dhe i kanë marrë atij shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social instagram, automjetin e shtetasit D. R.

 

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. R., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



2 Comments

  1. O ZULLUMQAR. NESE SKENI FRIK NJERZIT.ZOTIN E MADHERISHEM SE SFIDONI DOT thotë:

    Sistemi..i organizimit jetes.ma fakte ne praktik mjaftushem per te then eshte me burim krimi kriminalizimi .kosto e shumfisht per kombin shqiptare.udhrheqesit meritojne gjykim per gjith keto pasojA.gjenja qe na kan sjell eshte e padurueshme paperballueshme dhe patolerueshme shkaqet.padrejtesija u be sistem jete.nuk u orientun dhe respektun domosdoshmerit te drejten hakun dhe nuk justifikuan pergjegjsit.tani e gjith me shpejtesi ne unitet opo pa unitet.kalon drejt vetpastrimit kombetare duke marr hakun qe meriton do ta shihni se si iMADHI ZOT mban premtimin ndaj zullumqareve.hipokriteve .dyftyrsheve.munafikeve kjo nuk kalon kurrsesi pa ndeshkim per ket ka premtuar.keto grupe njerzore qenken shum te forte te mendojn se triumfojne mbi fuqin hyjnore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *