• |
ide | kryesore

Itali/ Aksidenti u merr jetën katër të rinjve, mes tyre edhe një shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit

Një tragjedi është shënuar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali, ku katër të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik.


Referuar mediave italiane, mes viktimave është edhe një shqiptar.


Makina më të cilën po udhëtonin të rinjtë nga Cordignano me Godega, ka dalë nga rruga në një kthesë dhe më pas është përplasur me një pemë. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, pasi kanë dëgjuar zhurmën e përplasjes.

Pas mbërritjes së ekipit mjekësor dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave, të katërt janë konstatuar të vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.