• |
ide | kryesore

Misteret e masakrës së Cetinjës/ Kush e eliminoi me 5 plumba autorin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë nga masakra e Cetinjës në Mal të Zi ku Vuk Boriloviç vrau 10 persona dhe plagosi 6 të tjerë. Sipas mediave vendase autori i masakrës u ekzekutua me 5 plumba. Fillimisht u tha se ai eliminua nga fqinji Nenad Kaluderoviç, i cili u cilësua si hero pasi ngjarja mund të kishte marrë edhe përmasa më tragjike. Tashmë thuhet se do të jetë ekspertiza e policisë që do të faktojë nga kush u vra autori i masakrës.

Dritëhije ka edhe mbi motivet e ngajrjes. Dëshmitë e para të atyre që e njohin vrasësin thonë se ai së fundmi ka qenë dukshëm i paqëndrueshëm mendërisht. Pikëpyetje ka edhe nëse ai e kishte planifikuar ngjarjen më herët pasi mësoet se disa ditë më parë ai transferoi gruan dhe 3 fëmijët e tyre në Herceg Novi.

Boriloviç punonte në pyll dhe kishte shumë armë gjahu dhe municione në shtëpi. Rreth orës 15:30, ai trokiti në derën e një banese të veçantë në shtëpinë e tij, banesën ku banonte familja Martinoviç. Ata ishin qiramarrësit e tij. Në banesë ishin infermierja Natasha Pajoviç Martinoviç (35) dhe dy djemtë e saj – Marko, 11 vjeç dhe 3 vjet më i ri Mašan. Sipas asaj që dihet deri më tani, dyshohet se ka pasur një debat pas së cilës Boriloviç ka qëlluar me armë.

Djemtë u përpoqën të fshiheshin, por vrasësi nuk i kurseu. Ai i vrau pa mëshirë edhe fëmijët e pafajshëm. Ai ka plagosur rëndë nënën e tyre. Pasi ka masakruar një grua të pafajshme dhe dy djemtë e saj, vrasësi del nga shtëpia dhe telefonon në celular Millosh Martinoviçin, bashkëshortin e Natashës së plagosur rëndë dhe i tha: Të kam vrarë familjen dhe familjen time!

Në 45 minutat e mëpasshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij në qytetin Cetinje, vrau dhe 7 të tjerë. Me armë gjahu në dorë, hyri në shtëpinë e fqinjëve të tjerë duke vrarë të moshuarit Danijela dhe Dimitrije Dreçun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Dreçun. Më pas vrau dhe djalin e tyre Rajko Dreçun, i cili vrapoi menjëherë drejt shtëpisë kur dëgjoi të shtënat.

Mali i Zi shpalli tre ditë zie kombëtare. Një ceremoni e veçantë u zhvillua në Cetinje me prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore si presidenti dhe kryeministri. Kjo është ngjarja më e rëndë dhe më shokuese në historinë e këtij shteti. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *