• |
ide | kryesore

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë pas ftesës së Osmanit, zbardhet axhenda

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Bajram Begaj pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës më 15 dhe 16 gusht.

Kjo vizitë e parë e Presidentit Begaj bëhet me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Axhenda e kreut të shtetit:

E hënë, 15 gusht 2022

 

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,

Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve

(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)

Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:

Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,

Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së

Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:

Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë

Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.



3 Comments

  1. Me bekimin e Rames edhe ky TRAPI do te shkoje ne Kosove e do te flase per te mirat e BH e per dashurin e qe Vucic ka per shqiptaret.

  2. Do t’a rregullojë ky matrapaz marrëdhënien mes dy vendeve….
    Ky që është vetëm për pazare me gjithë atë agjentin Flofi Kali (Gomari)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *