• |
ide | kryesore

Rrebeshe shiu gjatë paradites, moti merr kthesën e papritur pasdite

-Instant, Lajme, Të fundit

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës parashikohet të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu,  më të dukshme këto në zonat malore. Por pasditja dhe orët vijuese do të sjellin përmirësim të kushteve të motit në të gjithë territorin, ku mbrëmja dhe nata e kalojnë pothuajse gjithë Shqipërinë në ndikimin e motit të qëndrueshëm.


Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 30°C.


Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Deri në orët e pasdites Kosova do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore. por pasditja dhe orët vijuese sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Orët e parë të ditës do të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat gjatë mesditës dhe pasdites do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar rrebeshe shiu, kryesisht më të theksuara do të jenë në Jug të Maqedonisë së Veriut, pas pasdites do të përmirësohet gradualisht moti.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Ballkani Qendror dhe brigjet e Egjeut do të jenë me kthjellime dhe me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje. Gjithashtu pjesërisht Europa Qendrore do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i qëndrueshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.