• |
ide | kryesore

Të tjera akuza ndaj R.Kelly

-Instant, Paparazzi, Slider



Katërmbëdhjetë vjet pasi një juri shpalli të pafajshëm R. Kelly-n pas akuzave për pornografi me fëmijë , prokurorët kanë vendosur të rihapin sërish cështjen.

Këngëtari  është planifikuar të paraqitet në gjykatën federale në Çikago të hënën për gjyqin e  tij shtetëror të vitit 2008, ku u paraqit një video shokuese që ai filmoi duke sulmuar seksualisht dhe duke urinuar mbi një vajzë 14 vjeçe.

Ndër akuzat më të rënda me të cilat do përballet R. Kelly është pengimi i drejtësisë duke manipuluar gjyqin e vitit 2008, dhe se ai pagoi si dhe kërcënoi viktimën për t’u siguruar që ajo të mos dëshmonte.Tani,dëshmia e viktimës së vitit 2008, tashmë në të 30-at , pritet të jetë vendimtare.

Kelly do të jetë gjithashtu në gjyq për pretendimin se ka joshur katër të tjerë për të patur marrëdhënie intime me të kur ishin të mitur. Të gjithë pritet gjithashtu të dëshmojnë.

Artisti u dënua me 30 vjet burg në qershor nga një gjykatës federal i Bruklinit për një dënim në vitin 2021 me akuzat se  ka abuzuar seksualisht me gra, vajza dhe djem të mitur.Më shumë dënime mund t’i shtojnë dekada dënimit të Kelly në Brooklyn, të cilin ai po e apelon./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *