• |
ide | kryesore

Tuchel flet pas sherrit me Conten: Çfarë ndodhi kur më shtrëngoi dorën

-Instant, Arkiva, Sport

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel këmbëngul se italiani i pankinës së Tottenham, Antonio Conte ishte fajtor për sherrin mes tyre në ndeshjen e së dielës që përfundoi 2-2.


Trajnerët patën një përplasje të fortë gjatë ndeshjes dhe më keq akoma kur shtrënguan duart në përfndim të takimit. Kjo bëri që arbitri tu tregonte kartonin e kuq secilit prej tyre. Në konferencë për shtyp, Tuchel akuzoi Conten.


“Mendoj se kur shtrëngon duart, e shikon tjetrin në sy. Antonio (Conte) kishte ide të tjera. Një tjetër vendim të keq e mori arbitri sot. Të dy golat e tyre nuk duhet të qëndrojnë. Vetëm një ekip e meritonte të fitonte, ata ishim ne.

Nuk e di sa faulle taktike kanë bërë sot Hojbjerg dhe Bentancur. Që kur mund të shkulim flokët në një ndeshje futbolli? Ata kontrolluan dhe asgjë nuk ndodhi, absolutisht qesharake.

Nuk mund ta kuptoj. E gjithë dhoma e zhveshjes nuk mund ta kuptojë. Jam i frustruar që lojtarët nuk marrin shpërblimin që meritojnë. Varet nga këto vendime të pabesueshme. Ndoshta do të ishte më mirë nëse Taylor nuk e gjykon më Chelsean. Ne kemi edhe VAR” – tha Tuchel.

Në krahun tjetër Conte u prërgjigj: “Për mendimin tim është më mirë të flasim për lojën. Nuk dua të komentoj atë situatë. Nëse ka një problem, është mes meje dhe atij (Tuchel) dhe jo dikujt tjetër. Arbitri më tregoi kartonin e kuq, por ai nuk e kuptoi dinamikën e asaj që ndodhi. Në rregull, duhet ta pranoj. Nuk është një problem i madh” – tha Conte.

Ish-futbollisti Jamie Carragher, i cili ishte i ftuar në komentin e ndeshjes duket se u kënaq me sherrin.

“Njerëzit thonë se nuk i pëlqejnë skenat e tilla, por duhet të them se më pëlqen, duke e parë atë. Unë dua më shumë si kjo!
Çfarë lige kemi. Kjo thjesht përmbledh Premier League brenda dhe jashtë fushës. Absolutisht fantastike, nuk mund t’i heq sytë për asnjë minutë” – tha ai. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.