• |
ide | kryesore

Video/Plas keq mes Conte dhe Tuchel, kalojnë në përplasje fizike

Sport



Chelsea dhe Tottenham kanë ndarë pikët në një ndeshje spektakulare në Londër sonte. Koulibaly (19’) dhe Reese James (77’) shënuan për Chelsea kurse Hojberg (68’) dhe Harry Kane (90+6) shënuan për Tottenham.

Pjesa e parë fitoi e qetë me një presion të Tottenham para portës së vendasve por që nuk arrinte që të krijonte shanse për të shënuar.

Goli i parë erdhi pas një bashkëpunimi në mes të dy transfereve të Chelsea. Marc Cucurella krosoi dhe Koulibaly shënoi me vole golin e parë në minutën e 19.

Ryan Sessegnon (22’) kishte rastin më të mirë për të shënuar për Spurs në këtë ndeshje por që pjesa e parë përfundoi me rezultat minimal për Chelsean.

Me të filluar pjesa e dytë, Heung-Min Son (48’) rrezikoi por Mendy ishte aty për ta pritur goditjen e tij.

Kane (62’) pati shansin tjetër më të mirë për të shënuar gol por nuk ishte i saktë në goditjen e tij.

Tottenham do të barazonte rezultatin në minutën e 68-të, në një mënyrë shumë të dyshimtë pasi që më parë u dyshua për një faul në Havertz të Chelsea nga Kulusevski dhe pozitë jashtëloje të Richarlison.

Megjithatë goli i Hojberg u pranua.

Chelsea do ta kthente epërsinë në minutën e 77 me anë të Reese James që u asistua nga Sterling.

Havertz (86’) kishte po ashtu një mundësi të mirë për të shënuar por goditja e tij përfundoi jashtë.

Kur u mendua që Chelsea do ta fitonte këtë ndeshje, kështu nuk mendoi Harry Kane që shënoi një gol të bukur në minutën e gjashtë shtesë të fundit të ndeshjes.

Gjatë këtij spektakli nuk kanë munguar as përplasjet e dy trajnerëve të dy skuadrave, Thomas Tuchel dhe Antonio Conte të cilët për pak sa nuk u rrahën në këtë takim. Për këtë Tuchel ka marrë karton të kuq ashtu sikurse edhe Conte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *