• |
ide | kryesore

Arrestohen dy shqiptarë, trafikantët që i çuan në Angli i detyruan të punonin në fermën e kanabisit

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy 26-vjeçarë nga Shqipëria janë vënë në pranga nga policia britanike teksa kujdeseshin për bimë narkotike me vlerë 52,000 paund, në një banesë në Blackpool. Mediat britanike shkruajnë së Françesk Markaj dhe Arbri Dervishi, të dy nga 26 vjeç, u gjetën në një banesë të braktisur dhe policia i arrestoi ata për kultivim droge. Të rinjtë kanë thënë se janë detyruar të punonin në fermën e kanabisit, pasi trafikantët që i ndihmuan të hynin në vend në mënyrë ilegale, i kërcënuan se do t’i vrisnin nëse nuk punonin në fermën e kanabisit.

Trafikantët i ndihmuan 26-vjeçarët të futeshin kontrabandë në vend me kamion, dhe më pas i detyruan të punonin në fermën e kanabisit për të paguar borxhin që kishin ndaj tyre për transportin nga Belgjika në Angli.



4 Comments

  1. Dhe ju si mbeturinat e Top Channel. Ju prishen imazhin tani keta dhe cdo dite kronike. Nderkohe qe ne emer te ketyre beni amnistite per pastrimin e parave tuaja te korrupsionit e narkotikeve.

  2. Po e njejte skeme per te gjithe, na detyruan trafikantet, genjeshtra qe vetem anglezet debila mund te ti hane.

    Te gjithe ikin me ate mendim per tu pasuruar shpejt me droge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *