• |
ide | kryesore

Bombardimet ruse në Kharkiv lënë të plagosur pesë persona

-Instant, Lajme, Planet



Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga bombardimet ruse në qytetin veriperëndimor të Ukrainës, Kharkiv.

Në një deklaratë në Telegram, kreu i administratës shtetërore rajonale të qytetit, Oleg Sinegubov bëri të ditur se pesë persona

Si rezultat i bombardimeve të mëngjesit të Kharkiv, pesë persona u plagosën. Sipas informacioneve të qendrës rajonale të ndihmës urgjente mjekësore, katër persona janë shtruar në spital, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Një person është trajtuar në vend. Shërbimet mjekësore dhe të shpëtimit vazhdojnë të punojnë në vendet e goditjes“, tha zyrtari ukrainas.

Të shtunën, Sinegubov tha në televizionin kombëtar se dy raketa ruse kishin goditur qytetin e Kharkiv gjatë natës, shkruan Sky News.

Ai tha se nuk kishte viktima, megjithatë njëra raketë dëmtoi një kolegj teknik ndërsa tjetra ra në një zonë të banuar.

Dhe në fillim të këtij muaji, tre lagje në qytet u vunë nën granatime masive, me disa ndërtesa banimi dhe një treg rrugor të dëmtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *