• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut zotohet të marrë pjesë në rindërtimin e Donbasit

-Instant, Lajme, Planet



Ambasadori rus në Korenë e Veriut, Alexander Matsegora, ka deklaruar se punonjësit e Koresë së Veriut mund të marrin pjesë në rindërtimin e rajonit të Donbasit në Ukrainë.

Aktualisht rajoni i Donbasit kontrollohet kryesisht nga forcat ruse të mbështetura nga Rusia pas një beteje të zgjatur që ka shkaktuar shkatërrim të mëdha në vend, shkruan Sky News.

Koreja e Veriut është një nga vendet e pakta në botë që ka njohur të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, të cilat janë zona të pushtuara të drejtuara nga separatistët pro-rusë në Ukrainë.

Për pasojë, Ukraina ka ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike me Korenë e Veriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *