• |
ide | kryesore

Lihet në burg Qani Muça, plagosi me armë punonjësin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Qani Muçën, 55-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri tre ditë më parë punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli. Ai u përballë edhe me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Afro 30 minuta pasi i është prishur banesa në zonën e “Ali Demi”, Muça i është drejtuar me fjalë fyese Gavellit dhe më pas ka nxjerrë pistoletën që mbante në brez dhe e ka qëlluar në bark. Madje gjatë arrestimit ai u ka thënë punonjësve të policisë së ‘këta (punonjësit e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë’.

Para trupit gjykues, Muça ka akuzuar punonjësit e IMT-së duke pretenduar se ata i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shembur tashmë. Muça ka thënë se nuk ka pasur qëllim të plagoste punonjësin, por e gjitha erdhi si pasojë e nevrikosjes nga sherri. Sakaq, gruaja e Qani Muçës ka deklaruar se nuk e dinte që burri kishte armë.

“Nuk kisha dijeni që burri mbante armë”, ka thënë ajo



1 Comment

  1. Atedheu fillon nga shtepia jote. Nese nuk mbron shtepine si mund te mbrosh atedheun.

    Kushdo qe te cenon shtepine dhe familjen eshte nje armik dhe duhet trajtuar si i tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *