• |
ide | kryesore

Mali i Zi/ Si po i mbrohet Dritan Abazoviç mocionit të mosbesimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se të gjithë ata që duan që Mali i Zi të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilët nuk duan që të anulohet Traktati Themeltar dhe të ndalet rruga evropiane e vendit, nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Abazoviç u shpreh se sa i përket seancës së Kuvendit të 19 gushtit, “gjendja është e qartë”.

“Jam i relaksuar dhe pres 19 gushtin, qeveria i ka zbatuar të gjitha detyrimet nga marrëveshja, kanë mbetur edhe tre pika që janë në kompetencë të Parlamentit, nëse dikush do ta kthejë mekanizmin në duart e atyre që duan destabilizimin për shkak të qendrave financiare, kjo nënkupton përgjegjësi. Nëse qeveria nuk bie të hënën, do të kryhet një riformatim”, tha ai.

Kryeministri malazez tha se pjesë e rindërtimit të Qeverisë, nëse nuk bie të premten, ftohen të gjithë përveç atyre që e përjashtuan veten, duke iu referuar Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Partisë Socialdemokrate (SDP).

“Këta janë ata që kanë dorëzuar mocionin sepse nuk kanë përballuar vendimet e vështira të Qeverisë”, tha kryeministri.

Ai ftoi “të gjithë të tjerët” të marrin pjesë në rindërtim, duke theksuar partitë e pakicës, Malin e Zi Demokratik dhe Frontin Demokratik (DF).

“Të gjithë ata që duan që ne të kemi prioritet luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përgatitjen e zgjedhjeve që duhet të mbahen dhe do të mbahen së shpejti. Të gjithë ata që duan që ne të ndjekim rrugën e stabilizimit dhe pajtimit do të ftohen”, tha ai.

Ai u shpreh se nëse qeveria bie, “URA” shkon me gjithë zemër në opozitë.

Abazovic tha se nuk e ka problem që dikush tjetër të jetë kryeministër, por se aktin e dhënies së mandatit e konsideron “të papërgjegjshëm”.

“Nëse qeveria bie, mekanizmi i kthehet Milo Gjukanoviçit, nëse duhet të përcaktojmë fatin e Malit të Zi në atë mënyrë që të përdorim vullnetin e mirë të Milo Gjukanoviçit për t’ia dhënë mandatin e ardhshëm kolegut Beçiç apo një kolegu tjetër, mendoj se është diçka e papërgjegjshme sidomos për momentin.

Ndaj apeli im është të shkojmë në rrugën e rindërtimit”, u shpreh kreu i qeverisë malazeze.



1 Comment

  1. Ne momentet e veshtira te vendit, ne balle te politikes dalin ose figura te verteta, ose kllouna politike qe ngrihen e mbahen me paterica.

    Mali i Zi ka rastin e dyte, nje shans i humbur per shqiptaret, te cilet duke u pakesuar ne numer per shkak te emigracionit para dhe pas Jugosllavise, pra jo element shtetformues, si ne Maqedonine e Veriut, e gjeten veten te perfaqesuar nga Dritan Abazi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *