• |
ide | kryesore

Pak ditë nga Festa e Birrës në Korçë, zbulohen detajet mbi koncertin

-Instant, Lajme, Të fundit



17-21 gusht të gjithë do të jenë në Korçë. Është Festa e Birrës, festa që kulmon verën dhe që vjen madhështore në edicionin e saj të 16-të në qytetin e Korçës.

Për herë të parë në Shqipëri, të shtunë, 20 gusht, do të jetë në një koncert madhështor në Korçë, në skenën e festës së birrës këngetari grek Kostantinos Argiros, një nga emrat më të njohur në Greqi.

Emrat më të njohur të muzikës shqiptare Aurela Gaçe, Eranda Libohova, Eugent Bushpepa, Capital T, West Side Family, All In Band, do të jenë pjesë e 5 koncerteve madhështore që do të mbahen në skenën e festës pranë Terminalit të Autobusëve.

Për herë të parë në Festën e Birrës këtë vit mijëra vizitorë nga brenda e jashtë Shqipërise do të kenë mundësinë të rezervojnë vendin e tyre në festë në një zonë të dedikuar pozicionuar përballë skenës me shërbim të veçantë.

Për të gjithë ata që nuk duan të rezervojnë një tavolinë paraprakisht, hyrja do të jetë e lirë në hapësirat e tjera me tavolina në festë.

Ka filluar tashmë shitja e biletave të koncertit të këngetarit grek Kostntinos Argiros në çdo pikë easypay kudo në Shqipëri ose online në faqen zyrtare të festës www.festaebirres.com. Të gjitha koncertet e tjera janë falas.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *