• |
ide | kryesore

Porti turistik i Durrësit/ Meta kërkon transparencë: Shteti po kapitalizon 1.5 milion metër katror sipërfaqe

-Instant, Lajme, Të fundit



Ashtu si Sali Berisha edhe Ilir Meta në një konferencë me gazetarët ditën e sotme ka hedhur akuza ndaj qeverisë për sa i përket ndërtimit të portit turistik në Durrës dhe porit të ri tregtar. Ish-Presidenti Meta, ka ngritur disa pyetje që sipas tij i janë dorëzuar Ministrisë se Infrastrukturës dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkohet të zbardhen detajet e plotë të projektet.

Meta hodhi akuza ndaj Ramës duke thënë se ai kërkon që të lë peng Shqipërinë edhe 50 vite të tjera, pasi sipas tij janë 3 miliard euro për tokën në portin e Durrësit që rrezikojnë. Kreu i Partisë së Lirisë shton se vetëm transparenca e menjëhershme mund të qetësojë situatën.

“Është në interes që të bëjmë publik pronarët dhe mënyrën e këtij investimi të pretenduar. Është shumë e rëndë dhe e papranueshme dhe me pasoja të paparashikueshme ekonomike, luftën kundër pastrimit të parave, nëse kompania është e regjistruar në parajsat fiskale. Shqipëria nën trysnin e KE duhet të bëjë të ditur pronarët fundor të kompanive guackë. Shteti shqiptar kapitalizon 1.5 milion metër katror sipërfaqe trualli të portit të Durrësit. Do ishte pronë e koncesionarit sipas asaj marrëveshje. Pasuri e tillë nuk do jetë më pronë e shteti shqiptar.”

“Në rast konflikti kjo zgjidhet vetëm në gjykata ndërkombëtare. Duhet të bëhen të dhënat publike se cilat janë përfitimet. Me këtë rast PL, i ka kërkuar ministrisë së infrastrukturës dhe Ramës, që të japin përgjigje këtyre pyetjeve brenda afateve. A është dhënë status investitor strategjik? Në memorandum nuk është përmendur Emmar Group. A parashikohet që prona publike të lihet kolateral? Kush janë masat që porti të mos sekuestrohet nga bankat vendase? Investimi sposton portin tregtar dhe cilat janë masat e marra që do funksionoje? Cila është kosto e portit të ri tregtar dhe kohëzgjatja? Ku do jetë vendndodhja e doganës së Durrësit? Porti tregtar si do ndërrohet apo me borxh? Cili është qëndrimi i BE për këtë projekt? A cënohet konkurrenca e lirë? Duhet të marrin përgjigje këto pyetje.” tha Meta.



28 Comments

    1. Pallosh baj e fut rroçken e ju baj e bertit rrofte palloshi
      kerma ………………….. qe sju duhet as qeneve

  1. Vetem ty o Like qe sdo te ta jape transparencennn se ti je njeri i ndyrrrr vetem per te vjedhur e ke mendjen e mendon se te gjith jan si tiii turpppp

  2. Po te kishit qene dhe ju o Like bashke me Saliun kaq transparent sa eshte Rama te jesh i sigurt qe Shqiperia do ishte shume me e zhvilluar se taniii e kjo ka ardhur vetem fale se punes se palodhur te Rames

  3. kurvave te PD +LSI ju errsohen syte nga sukseset e qeverise Rama po skane cfare te bejne Fundi i tyre eshte burgu

  4. Kush e ka radhën per prone ne bregdet nga mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare?!

    Pas kullave ne Tirane dhe “investitoret strategjike” ne jug te vendit, ku jane larë e lahen para droge, tani jemi tek Gjiri i Lalezit, sepse u arrestua nje i ri qe hoqi flamurin turk nga kulla e vrojtimit

    Meqe Durresin e zune “arabet”, cfare simbolizon flamuri turk ne Lalez qe shqetesoi qeverine ?

  5. Ne Shqiperi eshte krijuar nje profesion i ri .SYFLLAQEXHIU. Jane 200 vende pune qe hapen, pune nga shtepia on line, por dhe nga bodrumi i qeverise.Turp per kete lloj specie qe ne kete vend rritet me bollek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *