• |
ide | kryesore

Tom Holland largohet nga rrjetet sociale: Po ndikon në shëndetin tim mendor

-Instant, Paparazzi, Slider



Tom Holland ka deklaruar së fundmi se do të bëjë  një pushim nga rrjetet sociale sepse ndikojnë në gjendjen e tij mendore.

Përmes Instagram, Tom ndau një video duke konfirmuar largimin dhe zbuloi se ka fshirë Twitter nga telefoni.

Përshëndetje djema. Kam vendosur të bëjënjë pushim nga mediat sociale për shëndetin tim mendor, sepse mendoj se Instagram dhe Twitter janë tepër stimuluese, dërrmuese”, u shpreh aktori.

“Ndihem keq dhe më fusin në mendime gjërat që lexoj në internet rreth vetes. Është shumë e dëmshme për gjendjen time mendore, kështu që vendosa të bëj një hap prapa dhe të fshij aplikacionin.”

Krahas videos, Tom inkurajoi fansat e tij të dhurojnë për bamirësinë Stem4 e cila edukon rreth shëndetit mendor tek adoleshentët.

“Stem4 është një nga bamirësitë e shumta që The Brothers Trust mbështet- dhe unë do të doja të gjeja një moment për të vlerësuar punën e tyre fantastike. Ju lutemi, merrni kohë për të parë videon time dhe nëse ndaheni me këdo që mendoni se do e ndihmonte, do e vlerësoja shumë.

“Në profilin tim mund të gjeni linkun e  The Brothers Trust Shop, ku mund të blini një bluzë dhe të na ndihmoni të vazhdojmë t’i ndihmojmë këto bamirësi të mrekullueshme të lulëzojnë. Ju dua të gjithëve dhe le të flasim për shëndetin mendor.’

Menjëherë pas videos, aktori i Spider-Man mori mesazhe mbështetjeje, duke përfshirë edhe mikun e tij Justin Bieber, i cili shkroi: ‘Të dua njeri’.

Holland aktualisht është i zënë me xhirimet e shfaqjes së tij të re The Crowded Room në Nju Jork.

“The Crowded Room ” do të eksplorojë histori frymëzuese të atyre që kanë luftuar me sëmundjen mendore dhe kanë mësuar të jetojnë me të”, sipas Deadline.

Sezoni i parë, i cili do të ketë 10 episode, bazohet në jetën e shkrimtarit dhe producentit Akiva Goldsman, si dhe në pjesë të biografisë së Daniel Keyes, The Minds of Billy Milligan.

Tom do të portretizojë Danny, një personazh, i cili ishte individi i parë që u lirua nga një krim për shkak të çrregullimit të shumëfishtë të personalitetit./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *