• |
ide | kryesore

Vizita e parë/ Pikëpyetjet që la pas Begaj në Prishtinë

Arkiva

Mjeshtëria për të folur, pa thënë asgjë do t’i shërbejë presidentit Bajram Begaj si mekanizëm mbrojtës ndaj projektimit që i bëhet si zgjatim i qeverisë në presidencë. Si zgjedhje personale e kryeministrit, Begaj ia dedikon postin ekskluzivisht Edi Ramës.


Por duke folur pa thënë asgjë në vizitën e parë në Kosovë, Bajram Begaj la pas pikëpyetje të forta, mbi idetë apo qëndrimet e presidentit për çështje të dorës së parë, të cilat ai nuk mund t’i anashkalojë si të jenë hiçgjë.


Si pretekst për të mos iu përgjigjur gazetarëve, Begaj nxorri axhendën e ngjeshur me takime në Prishtinë. Ai u mjaftua me leximin e një fjalimi të shkruar paraprakisht, në deklaratën e përbashkët që pati me Presidenten Vjosa Osmani.

Politikisht shumë korrekt në fjalitë e formuluara me kujdes, Begaj qëndroi brenda kornizave të institucionit, për tema si liberalizimi i vizave me BE, për dialogun me Serbinë, për stabilitetin në rajon apo për luftën në Ukrainë.

Por tempi ushtarak i respektimit të protokolleve la të paktën dy pikëpyetje të forta për qëndrimet e presidentit të ri në raport me Kosovën.

Pikëpyetja e parë ka të bëjë me kërkesën që Vjosa Osmani e artikuloi para gazetarëve, në krah të Bajram Begajt. Ajo lëshoi një thirrje të fortë për ndihmë nga Shqipëria, në rast se Kosova hyn në luftë. Osmani tha se kishte folur me Begajn për një traktat me Shqipërinë për të reaguar në rast të cenimit të dy shteteve.

“Është me rëndësinë që me Shqipërinë, siç e diskutuam, të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona”, tha Osmani.

Presidentja tha se kjo praktikë “është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete”.

Sikur të mos ishte një metër larg Vjosa Osmanit, Bajram Begaj nuk shfaqi asnjë shenjë reagimi. As miratim, as refuzim për kërkesën e Kosovës për ndihmë. Ai lexoi fjalimin dhe u largua pa pranuar pyetjet e gazetarëve.

A ishte kjo mospërfillje një refuzim nga ana e Shqipërisë? Apo lëvizjet mekanike, prezantimi, leximi i fjalimit dhe largimi ishin programuar strikt dhe presidenti vetëm sa zbatoi procedurën, për të shmangur ndonjë lëvizje false?

Pikëpyetja e dytë ka të bëjë me Ballkanin e Hapur. Projekti ka trazuar rajonin. A e ka presidenti i Shqipërisë një qëndrim për këtë? A duhet ta kishte përmendur në fjalimin e tij?

Kjo temë ka ndarë presidentë dhe kryeministra, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ballkani i hapur është projekti që ka prodhuar përplasje si asgjë tjetër mes qeverisë së Shqipërisë dhe faktorit politik të Kosovës. Po aq debate ka krijuar edhe mes qeverisë shqiptare dhe partive të opozitës. Herët a vonë, Begaj duhet të artikulohet. është pro apo kundër? Sot mund të ishte dita për të dhënë qëndrimin e tij.

Por asnjë nga këto pyetje dhe të tjera të ngjashme me to nuk morën përgjigje. Presidenti foli për të mos thënë asgjë dhe ia arriti qëllimit./Lapsi.al


20 Comments

  1. Po se pari , nuk e di cka ka lype me ardhe ne Prishtine nje President qe eshte zgjedhe nga Rama dhe Vucici

    Ky eshte President i Open Ballkanit , per kete e kane zgjedhe Rama dhe Vucici , pse mos e ka zgjedhe kete populli Shqipetare , po ku pyetet populli ?

    1. Cfare prisni nga nje derdimen i neveritshem dhe pakarakter, qe shiste me para, kuotat e mjekimit falas ne GATA/Turqi, per oficeret/nenoficeret (70 ne vit) tek civilet apo ia jepte pushtetareve ,kur ishte shef shendetesie ne M.M?! Ky vemie nuk eshte mjek sepse s’ka specializim te tille (ka kryer detyren e higjenistit ne repart, kontroll pecesh dhe w.c. ushtaresh), nuk eshte as oficer se nuk ka komanduar as edhe nje toge me ushtare ne jeten e tij. Fare papritur behet gjeneral major dhe SH.SH.P te F.A te R.SH. por gallata kulmon ne zgjedhjen e ketij fenomeni si president i R.SH, thoni pastaj se nuk eshte afer fundi i Botes, KAQ!

  2. Si korrupsioni, ashtu edhe pjesëmarrja në krimin e organizuar, për të cilat Sali Berisha është i ndëshkuar nga qeveria e SHBA dhe Britanisë së Madhe, janë vepra që kanë dënime dyshifrore nga Kodin Penal i Republikës. E krahasim me kundravajtjet administrative, për të cilët Llalla largoi deputetë, janë shumë më të rënda.

    Por, kjo kërkesë e mazhorancës konsiderohet si “sulm ndaj lirisë” dhe “pa prova” ndërkohë që në vitin 2014, nuk se u kërkuan prova për të larguar të tjerët, pavarësisht rastit aktual. Një vit e ca muaj më parë, përpara se SHBA të shpallë Non Grata Sali Berishën, PD zyrtarisht kërkoi që të ndalonte Tom Doshin të kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit me logjikën se është shpallur Non Grata. Sot, thonë SHBA nuk ka prova për Berishën.

  3. Cfare prisni nga nje derdimen i neveritshem dhe pakarakter, qe shiste me para, kuotat e mjekimit falas ne GATA/Turqi, per oficeret/nenoficeret (70 ne vit) tek civilet apo ia jepte pushtetareve ,kur ishte shef shendetesie ne M.M?! Ky vemie nuk eshte mjek sepse s’ka specializim te tille (ka kryer detyren e higjenistit ne repart, kontroll pecesh dhe w.c. ushtaresh), nuk eshte as oficer se nuk ka komanduar as edhe nje toge me ushtare ne jeten e tij. Fare papritur behet gjeneral major dhe SH.SH.P te F.A te R.SH. por gallata kulmon ne zgjedhjen e ketij fenomeni si president i R.SH, thoni pastaj se nuk eshte afer fundi i Botes, KAQ!

  4. Kosova ka nje president per tu marre shembull, vertete e zonja deh e drejtperdrejte… ktij tonit i mungonin ca fije nga siper koke se ashtu u nis por me cpo shoh ashtu do bitiset, nje tjeter president “kukull”

  5. po cfare presidenti eshte ky derdinen.ky nuk lidh dot ushkuret.nuk ben as per brigadier kooperative.thene thjesht,ushtaruc i bindur i mesuesit te vizatimit.

  6. Ne kohen e qoftelargut (merum enverit) delegacionet shqiptare qe takoheshi me te huajt ishin te ngrire ,nuk dilnin nga korniza e miratuar ne KQ aq sa beheshin objekt tallje nga homologet.Pse i vini faj te shkretit, Mua me vjen keq per te .Ai eshte ushtarak nga edukata,zbaton urdherat e eprorit

  7. Cfare te bej i ziu Bamk,para eshte muri mbrapa eshte huri(rama) keshtu qe cfare ti shkruaj Lorenci do lexoj.
    Pytjeve te gazetarve nuk mund te pranoj se nuk i ka te shkruara pergjigjet😂😂, gazetaret te depozitojne pyetjen ne sekretarin e presidences dhe pergjigjet i marrin ne vitin e ri😂😂😂

  8. Salle gjyqi ne Tirane kunder Hysni Shoshorit per agjitacion propogande. Ngrihet prokurori dhe jep pretencen me 25 vjet heqje lirie. Heshtje ne salle. Nje ze i fuqishem ne rreshtin e pare trondit sallen: Me vdekje, me vdekje pushkatim. Nje burre me nje leter ne dore ishte pikerisht sekretari i partise i fakultetit te Mjeksise Sali Berisha i cili beri qe prokurori ti kerkonte letren qe mbante ne dore qe ishte nje trakt armiqesor qe cuditerisht ishte gjetur nga Sali Berisha ne oborrin e fakultetit. Prokurori sa lexoi traktin u ngrit perseri dhe ndryshoi pretencen ne Vdekje pushkatim per Hysni Shoshorin. Sali Berisha i kenaqur per sherbimin ndaj Enver Hoxhes u ul ne vend. Mirepo per ironi te fatit ishte presidiumi i kuvendit popullor antar i te cilit ishte dhe Kristaq Rama qe uli vendimin nga Vdekje pushkatim ne 20 vjet heqje lirie. Dhe Hysni Shoshori doli nga burgu dhe shkoi tek zyra e kryetarit te pdse qe ishte bere Sali Berisha qe nuk e njohu. Ai i tha me njeh, une jam Hysni Shoshori qe jam denuar me vdekje me fjalen tende ne gjyq. Ti nuk je kryetari i pdse por je turpi i partise demokratike. Saliu i tronditur nga skena ku ndodhej urdheroi rojen ta nxirrte jashte Hysni Shoshorin dhe e perndoqi barbarisht derisa sa vdiq. A doni me per te ditur se cfare akuzash

    1. Nuk ka fare lidhje historia e sajuar me të mjerin Shoshori për Berishën, me shkrimin që bën fjalë për vizitën e parë në Prishtinë të presidentit Begaj, të zgjedhur nga Rama .
      Është pak a shumë e njejta histori që sajoi Top Channel më një “Shoshor” tjetër , shqiptar nga Kosova, për ta cilësuar Lulzim Bashën, si “spiun” të Serbisë, histori që përfundoi me turpin e kësaj medie , mbrenda një jave e nuk u përmend më kurrë.
      E dëgjova deklaratën e Begajt në Prishtinë e mu duk krejtësisht korrekte, e bile në kundërshtim me heshtjen e Ramës për ta dënuar Vuçiçin si një ish Gëbels të Millosheviçit.
      Sa për “heshtjen” e Begajt për propozimin e presidentes së Kosovës për një traktat të përbashkët midis dy shteteve, në rast të ndonjë sulmi ushtarak ndaj Kosovës apo Shqipërisë, e shoh këtë “heshtje” krejtësisht normale.
      Begaj u shpreh kjartë se Shqipëria do të mbështesë gjithmonë kauzën e drejtë të Kosovës e është kundër ndërhyrjes së Serbisë në teritorin e Veriut të saj, një deklaratë e prerë që nuke kemi dëgjuar nga goja e Ramës..
      Shqipëria është një vend antar i NATO e Kosova de facto mbrohet nëpërmjet KFOR-it nga NATO.
      Nuk mundet që presidentët e këtyre dy shteteve shqiptare të lidhura me NATO-n, të deklarojnë publikisht “traktate” të mbrojtjes së ndërmjetme, pa u konsultuar paraprakisht me komandën supreme të kësaj aleance, pasi nga Rusia e Serbia do të kërkohej një “traktat” i tillë edhe midis Serbisë e “Republika Serbska” të Bosnjes., pamvarësisht se historitë janë të ndryshme.
      Është e kjartë se perëndimit e NATO-s , të përballur me agresionin rus ndaj Ukrainës, nuk i intereson që të hapet një tjetër konflikt ushtarak në Ballkan, por KFOR-i në Kosovë ndërhyri menjëherë në incidentin e rrezikshëm në kufirin verior, edhe duke deklaruar hapur se nuk do të lejojë Serbinë të futet në teritorin e Kosovës.
      Rahjet e gjoksit për përballje të përbashkët ushtarake ndaj Serbisë , me një traktat rajonal midis dy shteteve, që kanë sëbashku një potencial ushtarak shumë më të vogël se Serbia, më duket e nxituar, amatoreske e provokative.
      Shqipëria e ka të detyruar edhe me Kushtetutë që ti dalë në mbrojtje shqiptarëve të Kosovës e nuk ka nevojë për traktate ta bëjë këtë.

      1. I shtoj këtij komenti edhe një dukuri tjetër në qendrimin e perëndimit e NATO-s me Shqipërinë.
        Rama ka dhënë shenja të hapura se është i gatshëm të hedh vallen me lindjen, qoftë me Rusinë e qoftë me Turqinë që mban një këmbë në Europë e tjetrën në Rusi.
        Kam përshtypjen se pikërisht nga ky qëndrim i dyzuar i Ramës, NATO i është futur projekteve për të ndërtuar baza ajrore e detare në Shqipëri.
        Me përfundimin e këtyre projekteve, Ramës do ti lidhen këmbët për të hedhur valle ruse apo serbe në Shqipëri.

  9. O xhaje nga eshte rruga per ne vlore.
    30 lek kile peshkut -thote xhaja.
    O xhaje te qi….fsha veshte.
    Me plasi bytha se sblen ti peshk.😂😂😂
    Edhe ti ora 08.06 paske pjerdhe ne themi cfare eshte ti thua isha njeher ne dardanele😂😂😂

  10. Bëri thirrje për vrasjen e policëve, zyrtarja e Berishës “pendohet”: U keqkuptova. Berisha e merr në mbrojtje

  11. Presidentja Vojsava deklarohet per nje traktat ushtarak midis Shqiperise e Kosoves. Deklarate e pa pershtateshme e provakative qe i behet Shqiperise. Per me teper i behet nje Presidenti fillestar por qe ka arsimim e karjere ushtarake dhe e ka shume te qarte diferencat midis dy vendeve. Shqiperia ka nje ushtri, e cila eshte pjese e struktures me te fuqishme ne Bote Nato. Nje ushtri qe zhvillohet sipas kerkesave te Natos. Ne Shqiperi Nato ka disa baza te sajat qe i perdor per qellimet e saj ushtarake. Shqiperia se ka ne mend ti beje karshellek Natos. Kosova nuk ka ushtri vetem polici. Pabarazia ne aspektin ushtarak eshte e madhe. Persa i perket ndihmes ushtarake Shqiperia ne luften qe populli i kosoves beri me ushtrine e Millosheviçit, vuri ne dispozicion te Kosoves, teritorin e saj, ushtrine e saj, armet e saj, ushtaraket e saj, nje mbrapavije e sigurte ushtarake, sterviti dhe pergaditen luftetaret e kosoves, vune gjithe pontencialin e saj politik financar ne sherbim te qytetareve te kosoves, mikpritjen e saj. Vete sovraniteti i Shqiperise u vendos ne prag lufte. Presidentja e Kosoves eshte shume larg urtesise e mençurise se ish Presidentit Rugova te cilen ajo e mer si shembull. Nuk i sherben ne radhe te pare qytetareve te kosoves qe klasa politike e Kosoves te krijojne nje klime acaruese e provokuese me Shqiperine.

    1. E para e punës o trimi që na del edhe Astrit edhe “i paemër”, ne ke sepse ja shtrembëron emrin presidentes së Kosovës duke e quajtur “Vojsava” me motive militantizmi të sëmurë e primitiv politik alla shqiptar.
      Ajo ka emrin e një lumi të Shqipërisë së jugut, Vjosës e nuk ka fare lidhje me emrin sllav “Vojsava”, siç e quan ti me tendenciozitet
      Që nga kjo tendencë e kjartë armiqësore ndaj presidentes së Kosovës , e cila mesa duket nuk të pëlqen se ja zbrazi hapur Ramës në parlamentin shqiptar, të gjitha kritikat e merituara për lojën e dyfishte me Vuçiçin, kuptohet se je militant i verbër i dymetroshit.
      Znj.Vjosa, është një presidente shqiptare e ndonëse nuk i respekton shumë lojërat tinzare dipllomatike, është një politikane shqiptare e sinqertë, e patriote burneshë që i largohet hipokrizisë e i thotë gjërat copë e hapur, ashtu siç mendojnë shumica absolute e shqiptarëve , këtej e andej kufirit.
      Nuk ka dashur ajo me kërkesën për traktatin Shqipëri-Kosovë, të “provokojë” Shqipërinë , ashtu siç e komenton ti, por ka hedhur thirrjen e saj për bashkimin e gjithë shqiptarëve kundër armikut të përbashkët, Serbisë agresore.
      Edhe për gënjeshtrën tjetër që hedh këtu se Kosova nuk ka ushtri po vetëm polici, ndërsa Shqipëria paska sipas teje një ushtri të fuqishme , je shumë larg të së vërtetës.
      Të siguroj që Kosova ka e po ndërton një ushtri të modelit të NATO-s , e është pajisur nga NATO me armatimet më të mira të kohës.
      Në Shqipëri nuk ka deri tani asnjë bazë ushtarake amerikane, kurse në Kosovë ka disa vite që ka dy të tilla

  12. Presidentja Vojsava deklarohet per nje traktat ushtarak midis Shqiperise e Kosoves. Deklarate e pa pershtateshme e provakative qe i behet Shqiperise. Per me teper i behet nje Presidenti fillestar por qe ka arsimim e karjere ushtarake dhe e ka shume te qarte diferencat midis dy vendeve. Shqiperia ka nje ushtri, e cila eshte pjese e struktures me te fuqishme ne Bote Nato. Nje ushtri qe zhvillohet sipas kerkesave te Natos. Ne Shqiperi Nato ka disa baza te sajat qe i perdor per qellimet e saj ushtarake. Shqiperia se ka ne mend ti beje karshellek Natos. Kosova nuk ka ushtri vetem polici. Pabarazia ne aspektin ushtarak eshte e madhe. Persa i perket ndihmes ushtarake Shqiperia ne luften qe populli i kosoves beri me ushtrine e Millosheviçit, vuri ne dispozicion te Kosoves, teritorin e saj, ushtrine e saj, armet e saj, ushtaraket e saj, nje mbrapavije e sigurte ushtarake, sterviti dhe pergaditen luftetaret e kosoves, vune gjithe pontencialin e saj politik financar ne sherbim te qytetareve te kosoves, mikpritjen e saj. Vete sovraniteti i Shqiperise u vendos ne prag lufte. Presidentja e Kosoves eshte shume larg urtesise e mençurise se ish Presidentit Rugova te cilen ajo e mer si shembull. Nuk i sherben ne radhe te pare qytetareve te kosoves qe klasa politike e Kosoves te krijojne nje klime acaruese e provokuese me Shqiperine.

  13. flasim për të njëjtën dosje prej fillimit të intervistës. Berisha dhe Metaj mbajnë peng njeri tjetrin. 21 Janari i bashkon më fort se çdo gjë tjetër. 4 viktimat e vrarë në bulevard janë kurbani i dashurisë së çiftit Berisha Metaj. Më pas vijnë dhjetëra afera dhe pelivanllëqe politike që qelbin dynjanë. Shkarkimi i Ben Rakipit është njeri prej tyre. Apo takimi i Dhjetorit 98.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.