• |
ide | kryesore

60-vjeçari i vjedh një shumë parash gruas dhe zhduket, policia ndalon mashtruesin

-Instant, Lajme



Një 60-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim, është ndaluar nga policia e Tiranës. Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet G.B. Ky i fundit ishte denoncuar nga shtetasja me inicialet H. S., me pretendimin se i kishte marrë një shumë parash dhe nuk ia kishte kthyer më.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim G. B., 60 vjeç. Ky shtetas, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë parash shtetases H. S. dhe nuk ja ka kthyer më.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *