• |
ide | kryesore

Nga 1 shtatori Finlanda redukton me 90% vizat turistike për rusët

-Instant, Lajme, Planet



Nga 1 shtatori, Finlanda pritet të reduktojë me 90% numrin e vizave turistike për shtetasit rusë.

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto shpjegoi sot se qeveria finlandeze e mori vendimin pasi një numër i madh turistësh rusë po përdorin Finlandën dhe Aeroportin e Helsinkit për t’u transferuar në destinacionet turistike në Evropë , pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit të vendosura nga Moska për shkak të pandemisë.

“Vizat turistike nuk do të ndalen plotësisht, por numri i tyre do të reduktohet ndjeshëm”, citohet të ketë thënë ministri i jashtëm finlandez. “Kjo do të thotë se llojet e tjera të vizave,  vizitat te të afërmit, kontaktet familjare, puna, studimi, do të kenë përparësi dhe do t’i jepet më shumë kohë,” tha ai.

Finlanda aktualisht shqyrton rreth 1000 aplikime për viza në ditë, nga shtetas rusë sipas televizionit publik Yle.

Haavisto tha se Finlanda do të konsiderojë gjithashtu krijimin e një kategorie specifike të vizave humanitare, e cila mund të ndihmojë gazetarët ose punonjësit e OJQ-ve.



1 Comment

  1. Finlanda turperon veten, ne nje kohe qe 30 perqind e popullsise jane ruse te vendosur ne mbi 1 shekull.

    Asnje popull nuk mund te lincohet e izolohet per shkak te udheheqjes se tij politike.

    Vendimi per te pranuar 10 perqind te kerkesave per vize nga ruset, madje i shpallur zyrtarisht si prag, eshte thjesht servilizem ndaj SHBA dhe nje “nder” i pakerkuar nga NATO.

    Tek ky 10 perqindeshi, nje pjese jane anetaret e LGBT ne Rusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *